Është e sigurt,
se vendi shqiptar,
mashtrues si Basha,
kurrë nuk ka parë!
Nuk e di për ju,
por unë stresohem,
dhe s’kam veç ekranit,
kujt t’i hakërrohem!
Kujt t’i hakërrohem,
kujt t’i fus një grusht,
dhe t’i ulëri:
“Pse gënjen-o pusht?!”
Na kanë “mahnitur”,
citatet e tua,
çdo orë si kokoshi,
përmendësh i thua!
Vetëm vjedhjen tënde,
gjithnjë e harron,
dhe dhjetëra të tjerë,
pa turp akuzon!
Rrëshqet e rrëshqet,
si puna e ngjalës,
si ç’harron të tuat,
harron dhe të Salës!
Aspak rastësore,
nuk janë përplasjet,
se ju kini mbyllur,
vjedhjet edhe vrasjet!
Sot përveç ekranit,
nuk kam kujt t’i gjuaj,
në gjithë pikat kyçe,
janë ushtarët tuaj!
Të gjithë ngrehinën,
e ka zënë tumori,
që nga herr Nishani,
gjer tek Zaganjori!
Po ti-i pacipë,
rri e tregon përralla,
se punët t’i bëjnë,
Vishua edhe Llalla!
Me muzikën tuaj,
KLD hedh valle,
ajo është sot,
halja më e madhe!
Atë gjuhën tënde,
si nuk e zë flama,
kur thua-të tëra,
këto i ka Rama!
Këto që të gjitha,
kanë erë Berishe,
po t’i kishte Rama,
puna do qe ndryshe!
Ta kuptojmë hallin,
o Lulash i gjorë,
nga këto kështjella,
nuk hiqni dot dorë!
Ndaj po të them:
“Ulu, se të pa kalaja,
sepse kini bërë,
krime të mëdhaja!”
Që të gjitha krimet,
ua kanë zeruar,
trupat që Saliu,
i ka emëruar!
Gjithë piramida,
mbushur plot me horra,
qëllimi i Reformës,
është t’ua heqë nga dora!
T’ia marrë nga dora,
Frontit të Katranit,
dhe si detyrim,
t’ia kthejë Sovranit!
Që t’i kapi Rama,
nuk ka asnjë shënjë,
po ti veç mashtron,
sepse je një tënjë!
Për ty situata,
qenka alarmante,
sepse nuk të lënë,
ca vende garante!
Ca vende garante,
Çudi si s’t’i lënë?!
Të vijojë pisllëku,
më keq se ç’ka qënë!
Nëse këto vende,
do të lihen ty,
s’do kemi Reformë,
po vazhdimësi!
Hidhu edhe pirdhu,
si kokosh-mor burrë,
askujt ato vende,
s’mund t’i lihen kurrë!
Mendoj se do mbeten,
mbrapa ato mote,
kur çdo emërim,
dil’ nga zyra jote!

Te lumte pena.
Rames i flet puna ,
Lulkes i flet guna…
Ndaj na frik’ e burgut
i kakaris suma…
S’esht’ me Lul i pare
Duket i derrmuar…
Shihni,s’merr dot flake
Ka mbet tym i shuar..
Desh te vin nje vetull
(Nxorri njerin sy!…)
Sakaq, vu dhe tjetren (!)
i qorroj te dy….
Shurdhjesat e sales
Tashme te pa shprese.
Them se vet P.D.ja
Mbi kok’ do u dhjes…
Se jane gjakpires…
jane mashtrus te rralle…
I kane mbire PD.se
mu si vule, ne ball.
Por,shume P.d.ist
qe kane bere dhe qorrin…
Ka te ngjare nga neser
Te dy do i shporrin…
Dhe do mbushet fryme…
Topin,do kerkoj!…
Ka gjasa dhe une
per ta do votoj.
B r i l a n t !….
Ju zoti Duka i thoni gjerat aq thjeshte,
dhe aq fort,
dhe aq qartë!
Te mrekullon menyra jote e te shprehurit!
Nje Radiografi e vertete e Semundjes shqiptare!
Fatkeqsisht Shqiperia ka nje Opozite qe mbeshtetet tek Gënjeshtra , Mashtrimi!
Dhe Genjeshtren, Mashtrimin, Ju e demaskoni aq forte dhe aq qartë!
Që te gjithe ngrehinen,
E ka zëne Tumori,
Që nga Herr Nishani
Gjer tek Zaganjori!…
Por me e tmerrshmja eshte se keta Horra e shesin Popullin shqiptar per Budalla!
Harrojne se e Verteta eshte aq e madhe dhe e qendrushme , ate e di gjithe Populli, kushdo qe ka Koken mbi shpatulla, e di ashtu siç di se Mali i Dajtit qendron prane Tiranes!…
Pershendetje Poet i se Vertetës!…