Nishani dhe Veliaj “takohen” në gjykatë

Elton Tafaruci

Në gjykatën e Tiranës ka nisur sot procesi gjyqësor në bazë të padisë që presidenti Bujar Nishani ka bërë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.

Në seancën e parë ishin paraqitur vetëm avokatët e dy drejtueseve të institucioneve. Përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut Veliajt kërkuan kohë që të njihen me padinë dhe argumentet ku bazohet ajo.

Por edhe gjykata nga një kanal televiziv që ti vërë në dispozicion pamjet filmike ku shfaqet Veliaj duke akuzuar presidentin e Republikës sipas pretendimeve të ngritura edhe në kërkesë padinë që po shqyrtohet në gjykatën e shkallës së parë.

Presidenti Nishani paditi pak javë më parë kryebashkiakun Veliaj, për deklaratat e këtij të fundit në emisionin “Opinion”, ku e akuzonte Kreun e Shtetit për vjedhje.

Padia e Nishanit është regjistruar nën akuzën “shkaktim dëmi” dhe vlera simbolike e padisë është 100 lekë. Arjana Liço është gjyqtarja që do të drejtojë seancat gjyqësore.

Share This Article
7 Comments
  • Nishani,ferngjia e SB qe hap “zjarr” me çdo arme kunder qeveris Rama,me qellim qe te ket simpatin e Saliut per ta bere kryetar te PD pas zgjedhjeve te 2017,qe PD do te humbi thelle-thelle dhe,Luli do ngel me gisht ne goje..!

  • Shihni Mehmetin alias Nishanin,,qe ka nje pamje dhe permbajtje prej labili handikap,,ne vazhdojme ta mbajme president,krijim i Saliut dhe metes se deformuar.

  • I duhen edhe 100 lekë miliarderit president në detyrë në fakt dezhuri I SHQUPIT ,ose i dërguari i sali ziut aty.I duhet një vendim gjykate plepave për të zbukuruar fytyrën hajdute,,,,O mjerë sa poshtë kemi renë,,,!

  • Njèqint lekè jane sa per njè berber qè rruan mustaqet e Çelos,por kjo tregon se èshte mè i pasur se mbreti ,sepse ketij te fundit kur i jepnin kripèn e merrte se qyli èshtè i èmbel.Gjoba nuk shkèmbehet me klering,kjo i pèlqen presidentit.

  • Lere o Nishan sakati gjyqet se le name .Nuk je president por ushtarë me qizme në shërbim të Saliut jo të shqiptarve. .Kryetari shembullor i Bashkisë Veliaj po punon dhe po ja ndrron faqen e shëmtuar të kryeqitetit që la Luli .Kurse ti bë reformën orgjent në drejtësi në gjykatat shqiptare këto sot janë organiza të rrezikëshme që po masakron shqipëtarët.nëpër gjyqe !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *