Mesazhi emocioniues i tifozit të verbër spanjoll

Elton Tafaruci

Euro 2016 ka sjellë shumë befasi në fushë, por edhe në tribuna.

Në ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, që po zhvillohet në Francë kemi hasur në tifozëri fantastike, të cilat me anë të këngëve apo edhe koreografive shpeshherë na kanë emocionuar.

Megjithatë, mesazhi më emocionues në Euro 2016 ka ardhur nga një spanjoll i verbër, i cili ka pasur një mesazh të ngjyrosur në trupin e tij gjatë ndeshjes që Spanja zhvilloi ndaj Republikës Çeke.

 “Nuk ju shoh dot, por ju ndjej”, shkruhej në trupin e djaloshit të verbër.

Foto e këtij djaloshi po bënë xhiron e botës, duke na befasuar me dashurinë e tij ndaj atdheut, por edhe ekipit kombëtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *