Ngjyrat e reformës

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Në reformën e drejtësisë, jJanë dy palë, përveç të tretës që i bie të jetë në mes. Po t’i paraqitnim nëpërmjet artit të ngjyrave, do të shihnim një rreth me ngjyrë të kuqe, një pa ngjyrë e tjetri rreth gjysmë i bardhë e gjysmë i kuq. Për sa i përket të kuqit, them se është nën trysninë e dy rrathëve të tjerë. Pozitë e vështirë për dikë që kërkon shembjen e një sistemi të kthyer në makth të shqiptarëve. Nuk po flas për atë dyngjyrësh, se dihet vlera e të qenit në mes. Mbetet për të thënë diçka për të fundmin, atë të “status quo”-së tashmë të provuar në kurriz të atyre që e kanë mbajtur. Ka frikë Basha se mos kryeministri kap drejtësinë e kapur qysh në djep. Si një prostitutë që fle në prehër të atij që e paguan, ka më se 20 vjet që bën zanatin më të vjetër në botë. Më e keqja është se për mantel të mbulimit të poshtërsisë përdor paratë e taksave të një populli në nivele tepër të ulëta ekonomike. Tani them se i ka ardhur radha asaj “gjësë” së vogël që po pengon marrëveshjen e “madhe”. Do të ishte naivitet i pafalshëm të konsideroje vërtetë të vogël “biletën e rezervuar” që kërkon doktor qoftëlargu. Për mendimin tim kjo “e vogël” në parim është problem thelbësor për një reformë serioze. Eksperienca ka treguar se marrëveshjet me vezë në b…. janë më së paku dështake, në mos qofshin tepër të dëmshme. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *