Provinca e Palermos është përfshirë në orët e para të mëngjesit nga vatra zjarri të fuqishme.
Mediat fqinje raportojnë se deri më tani autoritetet kanë evakuuar më shumë se 100 persona.
Gjithashtu thuhet se rreth 50 fëmijë kanë mbetur të asfiksuar nga tymi që ka mbuluar të gjithë zonën dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq kanë nisur hetimet për shkaqet e shpërthimi të zjarrit.
