I nderuar lexues!
Kanunet e veçanta (lokale) janë vendime, marrëveshje a besëlidhje me norma juridike të pashkruara e të shkruara të së drejtës zakonore, që kanë vepruar brenda një katundi, krahine, dhe në raste të veçanta, edhe në shkallë ndërkrahinore. Ato shënojnë një etapë të re në zhvillimin e së drejtës zakonore shqiptare: kalimin nga e drejta e pashkruar në të drejtën zakonore të shkruar. Janë përgjithësisht norma të reja, të dala nga praktika, për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në një stad tjetër të zhvillimit të shoqërisë në krahinat malore nga gjysma e dytë e shek.XIX deri në fillim të shek.XX. Në kanunet e veçanta hyjnë kryesisht: kanuni i katundit Kastrat, marrëveshja midis Shalës dhe Nikajt, marrëveshja ndërmjet Nikajt e Currajt, vendimi i katundit Vukël etj. Të gjitha këto kanune janë të botuara.

Dita
Nuk e di nga merrni keto informacione te cunguara,te pakten shkruani pak po me nje informacion serioz(ne fakt nga do ta merrnit)
Njihen 7 Kanune nga Jugu ne Veri.
I mbiquajturi kanuni i Leke Dukagjinit eshte me i vjeter se vet personi kuptohet,dhe mendohet te jete Kanuni i Aleksandrit(Leke-s) se Madh.
Dhe KANUNET,qe rendom perfaqesohen me Gjakmarrjen per shkak te injorances se madhe,jane ligje te nje shoqerie te perparuar,sepse tregojne me detaje si veprohet qe nga,vdekjet,martesat,miqesite,marreveshjet….etj