Kjo është një nga fotot e fundit të deputetes britanike, Jo Cox, përpara se të vritej në rrugë.
Politikania 41-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, po fliste në një shkollë në Angli.
Ajo po u shpjegonte fëmijëve se si mund të bëhen qytetarë të mirë.
Krimi ka tronditur Britaninë.
Politikania laburiste po mbërrinte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një person që e rrëzoi përtokë.
Ai qëlloi me armë dhe e theri politikanen.
Mediat raportojnë se ai thirri “Britania e para”, teksa kreu krimin makabër.
Autori i krimit është një 52-vjeçar, i quajtur Tommy Mair.
Kopshtari u arrestua në vendin e ngjarjes.
Raportohet se ai ka pasur probleme mendore në të shkuarën.
Ka dyshime se krimin e ka kryer pa pasur ndonjë mbështetje.
Por meqë është fushata e referendumit për daljen ose jo të Britanisë nga BE, krimi ka trazuar skenën politike.
Bashkëshorti i politikanes, Brendan, publikoi një foto prekëse të bashkëshortes, shoqëruar me thirrjen për të ‘luftuar kundër urrejtjes që e vrau atë’.
Laburistja cilësohej si një nga politikanët më popullore dhe më të shkëlqyera.
Daily Mail raporton se po hetohet edhe siguria që i ofrohej deputetes.
Cox, që bënte fushatë pro qëndrimit në BE, kishte qenë subjekt i një fushate tremujore me mesazhe urrejtjeje.







