Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
z.Rama dhe Ambasadorë! Akoma nuk po u mbushet mendja që Saliu dhe “floriri” nuk pranojnë të vendosin një drejtësi të vërtetë? A nuk ju mbushet mendja që ata janë marrë vesh të mbrojnë me çdo kusht njëri-tjetrin? Pse z. Ambasador u kujtoni politikanëve kriminelë, hajdutë dhe të korruptuar që s’ka marrëveshje me Bashkimin Europian pa firmosur marrëveshja mbi drejtësinë? Po pse mor zotërinj ambasadorë dhe politikanë të Europës jeni kaq naivë? Me të vërtetë ju intereson një drejtësi e korruptuar për të shirë kontrabanda dhe korrupsioni? Z. Rama, të ligën, në radhë të parë e ke në aleatet e tu. Merr masa deri sa nuk është vonë. Një milion votat populli t’i dha ty dhe jo t’i ndaje me LSI-në dhe le jashtë aleatët që vuajtën 8 vjet bashkë me ty pasojat e Berishës dhe Metës. Dy rrugë ke z. Rama, o do bëhesh trim dhe t’i drejtohesh popullit që akoma ka besim tek politika jote, o falimento, prano kërkesat e Lul Berishës për të votuar reformën e drejtësisë si e dëshirojnë ata dhe ik nga politika, se na zhgënjeve me këto lëshime që po bën në kurriz të drejtësisë që duan një milion votuesit e tu.
