Ti vetëm qytetar i Shqipërisë nuk je

redaktor

Letër e nënshkruar

Sheref Mata, Kuçovë

 

Të jesh i sigurt o Lulzim Basha, se populli, qytetari i vërtetë shqiptar, nuk ngrihet kundër Edi Ramës dhe qeverisë së koalicionit të majtë sepse do ti. Ti vetëm qytetar i Shqipërisë nuk je. Këtu je fizikisht, se të kanë sjellë me katapulte të tjerët për të bërë punë të pista, si deri tani, edhe kur ishe në pushtet, edhe sot po pengon gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e vendit në të gjithë drejtimet. Ti fton qytetarët të ngrihen kundër Edi Ramës? Çne ti more lugat? Lexo gazetën “DITA” dhe do ta kuptosh sa të përkrah qytetari ty. Apo ke frikë se të verbon? Ti dhe kusaria rreth Sali Sllobodanit vetëm errësirë doni, të armatosni shqiptarët për t’u mbrojtur. Nga kush? Nga ju (Sali ustai, ti çuni i tij) që i keni duart me gjakun e sa e sa të pafajshmëve në këtë vend të shumëvuajtur. Ju mjegull doni, që ta keni të lehtë realizimin e qëllimeve të mbrapshta që u kanë kapur gjithë qenien tuaj. Me respekt, Sheref Mata, Kuçovë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *