Një konflikt pranë zonës së plazhit, gati sa nuk është përshkallëzuar në vrasje, ka përfunduar në dy të plagosur në Shëngjin të Lezhës.
Ngjarja është shënur rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari.
Sipas policisë “shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin. Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi.”
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj
Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta. 2 shtetasit e plagosur janë dërguar në spital për mjekimin e duhur. Policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
