Kërkesat bilaterale politike dhe ekonomike
Vizitat partiake dhe shtetërore një mujore të kryesuara nga Hysni Kapo e Beqir Balluku, të pasuara më vonë edhe me vizita të tjera të udhëheqësve shqiptarë në Kinë, sidomos të delegacionit të nivelit të lartë të kryesuar nga Kryeministri Mehmet Shehu, bëheshin në fakt edhe për të arritur në një marrëveshje me kërkesa bilaterale, kryesisht politike nga pala Kineze dhe ekonomike nga pala Shqiptare.
Drejtuesit e Revolucionit Kultural Kinez i kërkonin udhëheqësve shqiptarë angazhimin ideopolitik në tri drejtime kryesore:
(1) Angazhim të plotë në mbështetje të Revolucionit Kultural dhe të Kryetarit Mao.
(2) Publikimin dhe njohjen e popullit shqiptar me platformën ideologjike dhe veprat e Mao Ce Dunit dhe zbatimin praktik të tyre edhe në Shqipëri.
(3) Përhapjen e platformës ideologjike dhe të veprave të Mao Ce Dunit nëpërmjet Shqipërisë në të gjitha vendet evropiane; Shqipëria duhej të bëhej një altoparlant kinez në Europë.
Udhëheqësit shqiptarë i kërkonin qeverisë Kineze ndihmë ekonomike dhe ushtarake në tri drejtime kryesore:
(1)Ndihmë ekonomike në mallrat e konsumit të gjerë për popullatën, lëndë të para industriale dhe pjesë këmbimi për industrinë e lehtë, ushqimore, bujqësinë dhe atë mekanike.
(2) Ndihmë ekonomike në realizimin e veprave industriale të planit 5-vjeçar dhe veçanërisht në veprat hidroenergjitike.
(3) Furnizim me armatim ushtarak dhe ngritjen e disa uzinave ushtarake për prodhim lëndësh eksplozive dhe armatimi ushtarak.
Udhëheqja kineze nuk u pajtua me të gjitha këto kërkesa ekonomike të palës shqiptare, por vuri theksin në ecjen me forcat e veta, në ndihmën e pjesshme ekonomike kryesisht për dy pikat e para (në përputhje me marrëveshjet e miratuara më parë), nuk pranoi ndihmën kineze për ngritjen e uzinave për prodhime ushtarake në Shqipëri.
Presionet Kineze ndaj meje dhe vizita e Mehmet Shehut në Kinë
Pas propagandimit dhe mbështetjes të gjithanshme në të gjithë Kinën të Kryetarit Mao nga pala shqiptare, veçanërisht në kulmin e demonstrimit të forcës për rrëmbimin e pushtetit në Shanghai nga klika e Maos (Janar-Shkurt 1967), si përgjigje të kësaj mbështetje shqiptare, në Qendrën Bërthamore ku unë punoja, pavarësisht qëndrimit dhe respektit personal ndaj meje, krahu kundërshtar që ishte gjithashtu i fuqishëm, më komunikoi me keqardhje se në përputhje me deklarimet e Partisë dhe të Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e Revolucionit Kultural dhe të gardistëve të kuq, unë duhej të jetoja me nivelin jetik të popullit Kinez, duke m’u prerë bursa kineze, ndërsa ushqimi dhe veshja duhej të ishin të njëllojta me kinezët.
Masat u zbatuan menjëherë, m’u pre bursa, m’u hoq menuja dhe gatimi ushqimor europian, m’u kërkua veshja e uniformës kineze dhe pjesëmarrja në leximin dhe studimin kolektiv të veprave të Mao Ce Dunit, duke më theksuar: Siç veprohet edhe në Shqipëri. Këto masa i konsiderova arbitrare, në kundërshtim me normat elementare të marrëdhënieve Shqiptaro-Kineze, që nuk pranohen dhe nuk do të zbatohen nga ana ime. Ndërkohë njoftova ambasadën tonë në Pekin, duke i kërkuar ndihmë financiare për të vazhduar studimet ose kthimin tim në atdhe. Ambasadori Vasil Nathanaili dërgoi posaçërisht në Shanghai këshilltarin e ambasadës, i cili pas mbërritjes në Shanghai kontaktoi me mua dhe pastaj me disa drejtues shkencorë të institutit të cilët shprehën konsiderata superlative për punën dhe përgatitjen time shkencore, por me keqardhje se nuk kishin kompetenca lidhur me trajtimin tim ekonomik dhe politik në rrethanat e një amullie politike në Shanghai dhe në të gjithë Kinën.
Ndërkaq, këshilltari i ambasadës më transmetoi porosinë e ambasadorit, se unë duhej të vazhdoja punën dhe pritjen në institut, pasi së shpejti do të vinte Kryeministri Mehmet Shehu për një vizitë në Kinë, me të cilin do të zgjidhej edhe çështja ime, duke më theksuar se kjo ishte porosi nga Tirana. Ai nuk i dha zgjidhje mënyrës së trajtimit tim ekonomik, së paku shpenzimeve të ushqimit deri në zgjidhjen e problemit nga Kryeministri, me justifikimin se çështja ishte mjaft delikate, se mund të acarohen marrëdhëniet me shokët kinezë, kështu që unë duhej të manovroja vetë deri në zgjidhjen e problemit. Falë ndihmës personale të përkthyesit tim kinez, Uan Aj Min, si dhe të disa kursimeve të mia financiare, përballova minimalisht mbijetesën deri në mbërritjen e delegacionit partiak e shtetëror të kryesuar nga Kryeministri Mehmet Shehu për një vizitë në Kinë.
Ky delegacion, në përbërjen e të cilit ishte edhe Sekretari i KQ të PPSH Ramiz Alia, si dhe një numër zyrtarësh të lartë, mbërriti në Pekin më 26 shtator 1967. Pas takimeve me udhëheqësit kinezë në Pekin dhe pas asistimit në paradën e 1 Tetorit, 18 vjetorit të shpalljes së RP të Kinës, delegacioni u nda në dy pjesë për të mbështetur Mao Ce Dunin në të gjithë Kinën, e sidomos në zonat më të nxehta të revolucionit. Kryeministri me një pjesë të delegacionit u nis për në Kinën lindore, ndërsa Ramiz Alia me pjesën tjetër të delegacionit për në Kinën veriore. Pas rreth 2 javësh fushate propagandistike, delegacioni mbërriti i plotë në Shanghai më 11 tetor 1967.
Nervozizmi i Mehmet Shehut dhe heshtja e Ramiz Alisë
Pas mbërritjes në Shanghai, delegacioni u sistemua në Hotelin qeveritar “Xhinxhian Fantje”, ju dha një drekë zyrtare, ndërsa rreth orës 8.00 të mbrëmjes u realizua takimi me mua që zgjati rreth 3 orë. Në këtë takim në formë darke, në Hotelin e përmendur, ishin të pranishëm Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Vasil Nathanaili dhe unë.
Krahasuar me takimet e mia me shokët Hysni Kapo e Beqir Balluku, takimi me Mehmet Shehun dhe Ramiz Alinë ishte mjaft i acaruar. Hysniu dhe Beqiri mbërritën në Kinë direkt në Shanghai dhe u informuan drejt për së drejti nga ana ime për zhvillimet reale të revolucionit kultural. Ndërsa këta, kishin marrë dhe nuhatur situatën e këtij revolucioni edhe gjatë vizitave të tyre në shumë provinca të Kinës.
Megjithatë nëpërmjet bisedës tonë ata u informuan dhe realizuan më mirë situatën e revolucionit duke filluar që nga Shanghai që ishte bërë epiqendra e tij. Në fytyrën e kryeministrit nuk ishte vështirë të zbuloje një gjendje jo të mirë psikologjike lidhur me vizitën e tij në Kinë dhe rezultatet e bisedave dhe të marrëveshjeve bilaterale që mund të ishin diskutuar e vendosur me udhëheqësit kinezë. Për vetë natyrën e tij të ashpër dhe të papërmbajtur, ai gjatë bisedës tonë, sidomos pas ekspozesë që unë bëra lidhur me revolucionin kultural dhe trajtimin tim nga instancat politike kineze të diktuara që nga Pekini, shpërtheu në fillim kundër meje, duke bërtitur e do t’më niste si kolipostë me vaporin shqiptar për në Shqipëri.
Në përgjigje të kërcënimit dhe fyerjes së tij, i theksova qetësisht: “Shoku Kryeministër, këtu jam mësuar dhe kalitur përditë me fyerje dhe kërcënime të tilla, prandaj edhe prisja tjetër gjë nga kryeministri im, nga anëtari i Byrosë Politike të Partisë time. Megjithatë, unë pikërisht këtë kërkoj nga ju, të kthehem në atdhe me çfarëdo lloj linje (detare, tokësore apo ajrore). Por, çështjet që unë ekspozova këtu, janë të vërteta dhe nuk u heq asnjë presje në çfarëdo rrethane qoftë. Këtu në hotel, është përkthyesi im kinez, ai flet rusisht, mund ta thërrasim tani këtu, meqë ne të katër e flasim rusishten, mund ta pyesni e dëgjoni për të gjitha sa ju fola. Ai është një njeri me integritet të plotë, kurajoz dhe i pamanipulueshëm në çfarëdo rrethane. Unë jam sot këtu, falë njerëzillëkut të këtij njeriu, i cili më ka ndihmuar me të ardhurat e tij për rreth 45 ditë e në vazhdim, në pritje të takimit me ju, ndërkohë që ambasada nuk më erdhi në ndihmë”.
Pas replikës time, ambasadori Vasil Nathanaili, një diplomat i shquar dhe me integritet njerëzor, me urtësinë, kulturën dhe pjekurinë e tij, duke ndërhyrë mbështeti çështjet e ngritura nga ana ime, dhe justifikoi qëndrimin e ambasadës ndaj meje, në bazë të porosive që i ishin dhënë nga Tirana dhe të amullisë që ekzistonte në Kinë.
Pas këtyre reagimeve, Mehmet Shehu, i pezmatuar edhe më shumë seç ishte, veprimet kineze ndaj meje i quajti kinezëri, mu drejtua me njëfarë ndjesie shfajësimi dhe justifikimi, se ekonomia shqiptare varej kryekëput nga Kina, se Shqipëria ishte totalisht e izoluar me botën, se ai si kryeministër nuk kishte mundësi të tjera për t’i ofruar popullit shqiptar veç ndihmës kineze, se unë nuk e kisha kaluar partizanllëkun dhe në interes të atdheut duhej të përballesha në rrethanat konkrete, se duhej të ruaja shëndetin dhe të rrëmbeja sa më shumë nga teknologjia kineze në fushën e energjisë bërthamore, se së shpejti unë do të largohesha nga Shanghai për në Pekin pranë Institutit të Energjisë Atomike deri në përfundim të specializimit etj.
Ai porositi ambasadorin për mbështetje të plotë ekonomike ndaj meje nga ana e ambasadës, për këtë ai do të urdhëronte instancat shtetërore përkatëse për shtesën e fondeve të nevojshme. Ndërkaq theksoi se kinezët mund ta normalizonin problemin tim. Tavolina në të cilën ishim ulur, ndonëse plot e përplot me gatime e pije të ndryshme, megjithë ftesën e përsëritur të kryeministrit për të ngrënë, nuk u vu gjë në gojë nga asnjeri atë darkë shumë të tensionuar. Në fund të bisedës, kryeministri më pyeti për ndonjë kërkesë tjetër që mund të kisha; i përsërita vetëm dëshirën dhe mallin që kisha për t’u kthyer në atdhe. Në këtë moment më befasoi ndërhyrja e ambasadorit, i cili çuditërisht i shprehu kryeministrit një dëshirën time të paradokohshme të shprehur konfidencialisht atij, për t’u kthyer në Shqipëri me tren nëpërmjet Bashkimit Sovjetik dhe jo me aeroplan, gjë që nuk ishte kompetencë e tij. Kryeministri nuk u befasua fare por e porositi ambasadorin që kur të vinte afati i kthimit, t’më jepte paratë e udhëtimit, ndërsa unë të kthehesha nga të doja, duke e qetësuar ambasadorin se kryeministri bëhej garant për mua.
Në këtë takim bëri përshtypje heshtja thuajse e plotë e Ramiz Alisë, sekretarit të KQ të PPSH për ideologjinë, arsimin,shkencën dhe kulturën. Prisja një mbështetje të drejtë dhe parimore prej tij, i cili më njihte prej kohësh. Kjo heshtje ishte ndjerë edhe nga shoku Vasil Nathanaili, të cilit i shpreha konfidencialisht mendimin se ndofta shoku Ramiz mund të ishte rezervuar për t’u rrëfyer tjetër kund për çfarë kishte parë e dëgjuar. Të nesërmen, delegacioni mori pjesë në një miting të madh në qytetin e Shanghait i organizuar nga Komiteti Revolucionar i qytetit, pastaj u kthye në Pekin, prej nga u largua për në atdhe nëpërmjet Pakistanit, pas 18 ditësh qëndrimi intensiv në të gjithë Kinën.
Tetë Stalinit dhe shtatë Maos
Revolucioni Kultural Kinez, ishte një lëvizje shkatërrimtare që zgjati rreth 10 vjet deri në vdekjen e Mao Ce Dunit (shtator 1976).Pas vdekjes së Maos, ish-drejtuesit e Revolucionit Kultural: Cian Cin, Van Hun Ven, Çan Çun Çiao dhe Jao Ven Juan, u burgosën me akuzën e “Bandës së të katërtëve”, karrieristë, kundër-revolucionarë dhe tradhtarë të Kinës. Një rol të rëndësishëm në shpartallimin e tyre, luajti Li Hsien Nien (Li Xianian), i cili pas vdekjes së Maos u bë president i RP të Kinës dhe zv.kryetar i PK të Kinës. Ai arriti të shpartallojë “Bandën e të katërtve”, t’u hapë rrugë reformave ekonomike në Kinë dhe të rehabilitojë plotësisht në udhëheqje Ten Hsiao Pinin.
Me rehabilitimin e Ten Hsiao Pinit, arkitektit të reformave të mëdha ekonomike të Kinës, filloi një epokë e re me reformat e ndërmarra prej tij (1978), që në thelb përbënin platformën e ideuar dhe të zbatuar nën udhëheqjen e tij deri në ndarjen nga jeta (shkurt 1997). Sikurse u theksua më sipër, Revolucioni Kultural u nxit dhe u udhëhoq nga vetë Mao Ce Duni, madje ai nuk pranoi ndaljen ose zbutjen e tij qysh 1-2 vjetët e parë (1966-68), sikundër ishte deklaruar, por përkundrazi bëri thirrje se revolucioni duhet të vazhdonte pa kufi, ndërsa menjëherë pas vdekjes së tij, revolucioni u ndalua nga Partia Komuniste Kineze e cili ishte vënë
në goditje të revolucionit. Organizimi dhe zbatimi i ideve dhe porosive të Maos realizohej nga një rrjetë e tërë merimange në të gjithë Kinën, militantë ekstremistë pa integritet dhe kulturën e nevojshme, kryesisht nga rajonet rurale, të drejtuar nga bashkëshortja e Maos, Cian Cini dhe tre mbështetësit e zgjedhur prej saj në Shanghai, Jao Ven Juani, Çan Çun Çiao dhe Van Hun Vëni.
Megjithëse koka udhëheqëse e Revolucionit Kultural ishte Mao Ce Duni, udhëheqësit e rinj dhe Ten Hsiao Pini e shmangën atë nga dënimi për shkak të rolit dhe të meritave të veçanta të tij në veprimtarinë e përgjithshme revolucionare.
Kështu, pas vdekjes së tij, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, publikoi në vitin 1982 një dokument të titulluar: “Mbi disa probleme historike që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës”. Në këtë dokument, Maos i ruhej statusi i një “Marksisti të madh, revolucionari proletar, strateg dhe gjeneral, themelues i padiskutueshëm i Republikës Popullore të Kinës dhe i Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze”.
Veprat e tij duhen vlerësuar para të metave të tij, deklarohej në atë dokument. Ndërsa vetë Ten Hsiao Pini e vlerësoi Maon me notën shtatë ose më saktë me 7 pjesë të mira dhe 3 pjesë të këqija. Dokumenti shmangte përgjegjësinë direkte të Maos nga Revolucioni Kultural, duke e fajësuar atë vetëm për fillimin e Revolucionit Kultural, ndërsa zbatimi praktik dhe pasojat e këtij revolucioni ju atribuan kryesisht “Klikës kundër-revolucionare të Bandës së të Katërtëve dhe Lin Biaos”.
Në vlerësimin e Maos me notën shtatë, me sa duket Ten Hsiao Pini huazoi vetë Maon, i cili shumë vite më parë, pas vdekjes së Stalinit (1953) dhe kritikave që ju bënë atij nga udhëheqja sovjetike, e vlerësoi veprimtarinë dhe rolin e Stalinit me notën tetë ose më saktë me 8 pjesë të mira dhe 2 pjesë të këqija. Në këtë kontekst, rezulton që sipas Maos, Stalini vlerësohet si udhëheqës komunist me notën tetë, ndërsa sipas Ten Hsiao Pinit, Mao Ce Duni me notën shtatë.
Epilogu
Revolucioni Kultural Kinez është konsideruar padyshim, një lëvizje anarshiste, regresive, kundër-revolucionare dhe antikulturore në historinë e zhvillimit të Kinës. Gjatë një dekade, ai tregoi me pasoja ekonomike shkatërrimtare dhe antinjerëzore se ç’mund të ndodhë kur vendi drejtohet nga një klikë diktatoriale dhe militantët e saj, të paaftë, pa kulturë, të shtrirë si rrjetë merimange në të gjithë sistemin ekonomik dhe shtetëror të vendit.
Populli miliardësh kinez e përjetoi me durim dhe varfëri këtë katrahurë politiko-shoqërore duke evituar një përplasje në shkallë të gjerë, një përçarje të madhe, një luftë dhe gjakderdhje vëllavrasëse masive që mund të shpinte ndofta deri në shpërbërjen e Republikës Popullore të Kinës. Intelektualët e vërtetë kinezë, kundërshtarët e klikës që organizuan dhe drejtuan atë katrahurë, nuk e nxitën dhe as e mbështetën këtë përplasje katastrofike megjithë masat represive të ushtruara ndaj tyre. Çu En Lai, Ten Hsiao Pini, Liu Shao Çi, Li Hsien Nieni, Li Fu Çu, Pen Çen dhe shumë udhëheqës të tjerë kinezë luftuan për qetësimin e situatës, për mbajtjen në ekuilibër të gjendjes, shpëtimin e katastrofës, megjithë shpërthimet dhe daljet jashtë kontrollit të situatës në mjaft rajone dhe zona të nxehta të vendit.
Partia Komuniste e Kinës, që e kishte nxjerrë vendin nga kolonializmi, shtypja, skllavëria, varfëria dhe prapambetja ekstreme, sado që u vu përballë goditjeve të revolucionit kultural nga gardistët e kuq dhe “Banda e të Katërtëve”, arriti ta ndalë katastrofën në buzë të greminës, të shpëtojë vendin duke marrë kthesën drejt zhvillimit të sotëm, nën udhëheqjen e arkitektit të reformave të mëdha politiko-ekonomike, “Floririt të Vogël” Ten Hsiao Pin, si dhe të nismëtarit të këtyre reformave pas revolucionit kultural, Presidentit të RP të Kinës dhe zv.kryetarit të PK të Kinës Li Hsien Nien, me të cilin pata fatin të takohem e të bisedoj personalisht në Pekin (janar 1968).
Gjatë periudhës 10-vjeçare të revolucionit kultural në Kinë, faktikisht sundonin dy linja politike,dy pushtete të pashpallura, njëra prej të cilave përfaqësonte rezistencën e shumicës së PK të Kinës që punonte nën flamurin e Maos, kundër “Bandës së të Katërtëve”. Kjo linjë triumfoi dhe mori pushtetin pas vdekjes së Maos.
Revolucioni Kultural Kinez pati pasoja direkte edhe në zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri. Mbështetja pragmatike e këtij revolucioni nga regjimi i Tiranës dhe diktati kinez për shtrirjen ideologjike të tij edhe në vendin tonë, praktikisht shpejtuan denigrimin politik dhe ekonomik shqiptar, deri në shpalljen e sherreve dhe të luftës brenda llojit, me sajesa grupesh armiqësore e tradhtare për të justifikuar e mbajtur pushtetin.
Megjithë parashtrimin faktik të bazës ideologjike e politike të revolucionit, të motiveve, synimeve dhe metodave praktike të përdorura në terren, të gjitha në kundërshtim me interesat kombëtare të Kinës dhe me parimet më elementare demokratike, udhëheqësit tanë të nisur thjesht nga interesat e mbështetjes ekonomike kineze, mbyllën sytë dhe e mbështetën atë “kundër-revolucion” duke u bërë edhe altoparlant i tij.
Ecejaket në Kinë e anëtarëve të Byrosë Politike, Kryeministrit, Sekretarëve të KQ, Ministrave dhe anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH, me të cilët pata rastin të diskutoja e debatoja gjatë për këtë revolucion, rezultuan në qëndrime e vendime absurde. Si i vetmi dëshmitar okular, bashkëpunues aktiv nga baza në udhëheqje të Revolucionit Kultural Kinez, me të dy palët kundërshtare, si intelektual, pedagog universitar, konsull dhe punonjës shkencor në Institute Kërkimesh Bërthamore, anëtar i PPSH, para fakteve dhe parimeve kokëforta, personalitetet e mësipërme vetëm dëgjonin dhe justifikoheshin me nevojat për mbështetjen e qeverisë Kineze ndaj vendit tonë.
Siç u theksua edhe më sipër, Tirana mbajti vetëm 6 muaj qëndrim neutral, pastaj kur revolucioni mori përmasa violente me ndërhyrjen e ushtrisë dhe të sigurimit publik, atëherë u kalua në mbështetje të pakufishme ndaj tij, duke harruar se balanca mund edhe të ndryshonte kahun me sot apo nesër. Kjo ndodhi disa vjet më vonë e pasuar me divorcin e pashmangshëm të udhëheqësve shqiptarë me përmbysësit e “kundër-revolucionit” në Kinë, me mbetjen si peshku pa ujë, me eliminimet fizike të “grupeve armiqësore dhe agjenturore”, me rehabilitimin tim, i dënuar edhe si “antikinez”, me fundin e palavdishëm dhe me ngjarjet e viteve 90-të.
Fund

Prof.Dr. Dine MERJA (III)
Kur eshte me i shtrenjte kapistalli se gomari!
Edhe Osman Gazepi do shqyhej gazit nga keto mbrockullat e ketij sharlatani anonim Dine Merja,qe as e ka degjuar e as e ka njohur njeri!
Dhe ky paska qene i vetmi shqiptar qe perfaqesonte vendin ne Kine ne kohen e DACIBAOVE!
Haaaaaaaaa,cfare gallate me keto shkrime!
Gazeta DITA duhet vte kete rene ne duar te gabuara qe boton zhgarravina te tilla antishqiptare!
STAMBOLLI DIGJET…..KURVA KRIHET i thone kesaj pune!!
Nje SHARLATANIZEM i pa turp nga autori anonim MENDJEMADH Dine Merja,qe vetem ka mburrur veten aq sa edhe Don Kishotri i Mances do te ishte turperuar kur te lexonte nje zhgarravine te tille!
Ky lan gjysem opinge me gjoksin grope apo nga Mallakastra e M.Shehut na del sikur ky ishte perfaqesuesi fuqiplote i Shqiperise ne Kine!
Edhe lideret e vendit,kete pywsnin per situaten ne Kine e jo ambasadorin e Shqiperise!
Per mua vazhdimi i botimit te shkrimeve te tilla,jo vetem eshte nje SKANDAL me vete,por kane nje qellim antishqiptar!
Per cfare na duhen tani historite me Kinen e Maos,Enver Hoxhen ,Revolucionin Kulturor etj???
Pak halle ka sot Shqipereria,qe gazeta DITA te merret me keto mbrockulla???
Ky eshte nje skenar nderkombetar kunder Shqiperise!
Botuesi dhe kryeredaktori i DITA-s duhet te ndryshojne kursin e vet editorial ,qe i sherben vetem ARMIQVE TE Shqiperise!
sinqerisht eshte per te vene duart ne koke.qe ky
-intelektual,
-pedagog universitar,
-konsull
-punonjës shkencor
-anëtar i PPSH
pas gjysem shekulli po na i nxjerr veten ‘Fanar Ndricues” qe paska rekomanduar udheheqjen e PPSH ne ate kohe por ato jo vetem qe nuk e ndegjuar por dhe e kane ndeshkuar..
E njejta histori me ushtarakun Qani Kalenjen/Duraj te KQPPSH kur botonte te Dita artikuj te tille:
“Si e dogji Enveri me napalm varrin e Mehmetit” apo keto qyfyret e Andrea stefanit si kry-enverofagosi i Dites
Botimi non stop te Dita i ketyre vjetersirave te shekullit kaluar ne nje kohe qe Shqiperia po kalon nje nga fazat me te rrezikeshme per mbijetese keto jave dhe muajt e fundit tregon se ose po bejne biznes mediatik oe jane te shitur te ato qe ne nje fare menyre na pushtun ne 2 prill 1991 deri ne 22 mars 1992 qe didisa e quajne gabimisht demokarcia
Edhe sikur te mos kishin interesa ekonomike ndaj Kines,udheheqsia shqiptare do te mbante te njejtin qendrim ne perkrahje te terroristeve rrevolucionare te gardes se kuqe kunder inteligjences komuniste me tipare njerezore perfaqesuar nga Cu En Lai,Li Hsien En,Ten Hsiao Ping.Cdo proces normal zhvillimi i sheh te perjashtuar demagoget dhe kllounet vrastare te tipit Enver Hoxha dhe Sali Berisha.Per kete ky tip pushtetmbajtesi gjeneron dhunen,terrorin,friken,per te qene urdheruesi i padiskutueshem.
Dear Demo !!
ne malsi te madhe kemi nje shprehje:
“i zoti e shet .. tellalli s’e jep”
qe tja nxjerresh kuptimin kesaj shprehje kemi zgjedhur nje artikull pikant te nje nga enverbolengrenesit me te medhenj shqipfoles.
lexim te kendshem !!
Frankenshtein Shkreli:
“Java që ndryshoi botën”, 40-vjetori i vizitës së presidentit Nikson në Kinë
Një javë më parë, në Institutin e Shteteve të bashkuara të Paqës në Uashington u mbajtë një seminar me rastin e 40-vjetorit të vizitës historike të ish-presidentit amerikan Riçard Nikson në Kinë. Udhëtimi i presidentit Nikson në Kinë, 40-vjetë më parë ishte një moment historik në marrëdhënjet amerikano-kineze dhe botërore, pasojat e të cilit ndihen edhe sot. Konferenca u mor kryesisht me origjinën e vizitës, me marrëdhënjet e tanishme Uashington-Pekin si edhe me përspektivat për të ardhmen e këtyre marrëdhënjeve kritike për të dy vendet dhe për botën. Në atë takim morën pjesë Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, Ministri i Jashtëm kinez, Jang Jiechi (me video prezantim), ish-Sekretari i Shtetit amerikan Henri Kisinger, misjoni sekret i të cilit në Kinë, në vitin 1971 përgatiti rrugën për vizitën e presidentitit Nikson në vitin 1972, ish-këshilltari për çështje të Sigurimit Kombëtar Zbignjev Brzhezhinski, si dhe një numër gazetarësh, diplomatësh dhe biznismenësh.
Dyzet vjetë më parë këtë muaj, presidenti amerikan Riçard Nikson dhe delegacioni i tij shkuan në Pekin për tu takuar me udhëheqsin e atëhershëm komunist të Kinës, Mao Tse Tung. Kina deri atëherë përbënte një mister për Amerikën dhe botën pasi nuk lejonte të huajt të vizitonin. Vizita e Niksonit ishte e para në Pekin nga një president i Shteteve të Bashkuara dhe kurioziteti ishte tepër i madh mbi mbi atë vend si dhe mbi jetën në Kinën Komuniste të 1970-ave.
Ky përvjetor i vizitës njëjavëshe të Presidenti Nikson në Kinë, që gjithnjë konsiderohet si “Java që ndryshoi botën’’, u shënua me diskutime nga pjesëmarrës dëshmitarë të asaj ngjarjeje historike, sipas tyre, jo vetëm për dy vendet por dhe për marrëdhënjet ndërkombëtare. Presidenti i Institutit të Shteteve të Bashkuara të Paqës, Riçard Solomon tha se ‘’Mendoj se është e qartë se po të shikojmë 40-vjetë mbrapa, ky udhtim me të vërtetë ndryshoi botën në mënyrë themelore.’’ Ai foli mbi rrethanat politike të kohës, të cilat kontribuan drejtë interesit strategjik amerikan për lidhjen dhe zhvillimin e marrëdhënjeve me Kinën, posaçërisht faktorin e luftës së ftohët si dhe tensionet ideologjike në rritje midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, që në atë kohë ishte një ndër armiqët kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nikson arrinë në Pekin, 1972
Zoti Sollomon tha se vizita e Niksonit në Kinë 40-vjetë më parë, hapi Kinën për botën e jashtme dhe në të njëjtën kohë, hapi derën për reforma të mbrendshme dhe zhvillim kombëtar të Kinës, duke transformua vendin mbrenda një kohe relativisht të shkurtër prej 25 vjetësh.
Në fjalimin e saj me këtë rast, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i bëri thirrje Kinës që të përdorë influencën e saj globale në rritje me qëllim që të luaj një rol konstruktiv në marrëdhënjet ndërkombëtare. Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me Kinën që ajo të japë “japë një konribut aktiv për sigurinë globale’’, duke shtuar se Uashingtoni nuk dëshiron të ketë gara, konflikte ose rivalitet të dëmshëm me Pekinin, pasi janë “Shtetet e Bashkuara që e kanë ndihmuar Kinën të jetë aty ku është sot në zhvillim e saj.’’
Por megjithkëtë, Krye-diplomatja amerikane bëri pyetjen: “A është e mundur që Kina të zbatojë obligimet e saja në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut?’’ Këjo tha Zonja Klinton, “ është një çështje që ne kemi patur vazhdimisht mosmarrveshje themelore me Pekinin. Kështuqë, edhe ndonëse dy vendet tona vazhdojnë të jenë të ndërvarura (ekonomikisht) nga njëri tjetri, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë parimet dhe standardet universale të të drejtave të njeriut.’’ Për më tepër, Hillary Klinton tha se Kina duhet të përgjigjet për politikën që ajo zbaton edhe jashtë vendit duke përmendur krizën dhe gjakderdhjen në Siri. Ajo bëri pyetjen: ”A do të përdor Kina fuqinë dhe kompetencat e saj për t’i dhënë fund dhunës kundër civilëve, në vende siç është Siria?’’. “A ëështë gati që Pekini të shpjegojë shtimin e forcave ushtarake si dhe objektivat e strategjive të tij ushtarake , për të siguruar fqinjët e saj dhe për të mënjanuar keqkuptimet, si dhe për të kontribuar ndaj sigurimit rajonal’’?
Takimi Nikson-Mao Tse Tung, 1972
Pyetje këto për të cilat nuk mori përgjigje aty për aty nga kryediplomati kinez, i cili duke folur për marrëdhënjet dy-palëshe me rastin e 40-vjetorit të vizitës së presidentin Nikson në Kinë tha se “Falë përpjekjeve të përbashkëta, marrëdhënjet kinezo-amerikane kanë shkuar përpara megjith përpjetat dhe tatpjetat gjatë viteve. Me një vitalitet të fortë dhe potencial të madh, marrëdhënjet tona janë zhvilluar në marrëdhënjet bilaterale më të rëndësishmet sot në botë.’’ Ish- Këshilltari i Presidentit Nikson për Sigurimin Kombëtar i cili me vizitën e tij sekrete në Pekin përgatiti takimin historik midis presidentit Nikson dhe kryetarit kinez Mao Tse Tung, Henri Kisinger tha gjatë konferencës se në atë kohë, “Ne donim që ta përfshinim Kinën në sistemin ndërkombëtar.’’ Ndërkaq, për të ardhmen e marrëdhënjeve amerikano-kineze, ish-Sekretari i Shtetit Kisinger tha se Shtetet e Bashkuara “duhet të mësojnë se në disa aspekte, gara me Kinën është e paevitueshme’’, duke shtuar se ‘’marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përbëjnë çelsin e paqës në botë.’’ Zbignjev Brzhezhinski, ish-këshilltar i presidentit Karter tha se pret që në marrëdhënjet midis Pekinit e Uashingtoni në të ardhmen të ketë një akomodim midis dy palëve, varësisht nga niveli i sukseseve gjeopolitike të Kinës.
Brent Skorkroft, ish-këshilltar i Presidentit Bush të vjetër ishte anëtar i delegacionit të Henri Kisinger në vitin 1972 në Pekin dhe e përshkroi vizitën e delegacionit amerikan në Kinën Komuniste 40-vjetë më parë “si një takim i dy botëve të ndryshme… ishte sikur njerëzit nga Toka të bisedonin me njerëz nga planeti Mars’’, tha ai. Zoti Skorkroft tha gjithashtu se Presidenti Nikson e dinte se si, konservator me pikpamje të forta anti-komuniste, ai ishte në gjëndje më të mirë politike se ndonjë udhëheqës demokrat amerikan, siç ishte Senatori Hubert Hamfri, për të thyer akullin dhe për të vendosur marrëdhënjet me Kinën Komuniste. Dekadat e fundit, shtoi ai, kanë provuar se politika amerikane ndaj Kinës ishte “ndër më të suksesshmet’’ e politikës së jashtme amerikane.
Në 40-vjetorin e vizitës së Presidentit Nikson në Kinë një gjë është e sigurt: se e ardhmja e botës në dekadat që pasojnë, do të varet kryesisht nga zhvillimi i marrëdhënjeve bilaterale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara si edhe nga mënyra se si këto dy fuqi të mëdha do të përballen me sfidat globale ekonomike, politike dhe ushtarake në skenën botërore.
Ia ke futur kot fare o labi me vrime ne gjoks Dine Mere. E para e ke nxjerre veten tende sikur te ishe ndonje anetar i Byrose politike te asaj kohe. Dhe e dyta, duket qe nuk ke kuptuar asgje nga rrjedha dhe perfundimi i Revoluconit Kulturor kinez. Ishte Hua Kuo Feni, ish minister i brendshem dhe pastaj kryeminister, qe arrestoi “banden e te katerve” dhe risolli ne pushtet Ten Hsiao Pinin. Dhe jo Li Hsien Nieni jot. Boll me badallenj.
nje koment kam derguar diten qe kaloi dhe nuk eshte botuar ende
bente fjale per nje shprehje popullore:
“i zoti e shet tellalli se jep”
per te vertetuar kete kam derguar nje material te FRANKESHTEIN SHKRELIT qe nxirrte fishekzjarre per takimin MAO-NIKSON ne 1972.
‘FABULA” e komentit tim ka qene:
ndersa Niksoni rrethohet me kurora me lule per “miqsine me MAO-n……nga ana tjeter ky merja i merosur me kete demo-n e bratsvo-jedinstvon dhe redaksine e dites…e bejne per “nje lek” enverin pse u lidh me maon dhe jo me ten hsiao pinin..
Give me a break……thone amerikanet kur shohin kete “dirty job”