Arta Dobroshi, refugjatja që nuk harron të kaluarën

redaktor

Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë aktores së famshme kosovare, Arta Dobroshi, e cila ka folur për vështirësitë gjatë karrierës së saj në film.

Në një intervistë për të përditshmen britanike, aktorja Dobroshi para premierës së filmit të saj të shkurtër “Home”, ka folur për të kaluarën e saj si refugjatë dhe vështirësitë në fëmijëri. Ajo ka kujtuar kohën kur prindërit e saj vazhdimisht e kanë këshilluar atë dhe dy vëllezërit e saj që të kënaqeshin gjatë jetës së tyre.

“Vetëm kënaquni”, i kishin thënë prindërit Arta Dobroshit derisa ajo po rritej së bashku me vëllezërit e saj. “Çdo ditë më thoshin: Mos u mërzitni për gjithçka – vetëm kënaquni’”.

“The Guardian” shkruan se këtë familje e bënë të jashtëzakonshme vendosshmëria që të jenë të lumtur duke jetuar në një zonë lufte.

“Por përveç shmangies së plumbave dhe detyrimit që të largoheshin me dhunë nga shtëpia e tyre për në një kamp refugjatësh, prindërit e saj nuk ndaluan të jenë të lumtur, pozitivë dhe me plotë shpresë për të ardhmen”, shkruan “The Guardian”.

“Me çfarëdo që përballeshim, prindërit e dinin se gjëja më e rëndësishme që t’i jepnin fëmijëve ishte shpresa, buzëqeshja dhe lumturia”, thotë Dobroshi.

E kaluara e saj si refugjate, shkruan “The Guardian”, i ka ndihmuar Arta Dobroshit që ajo të realizojë filmin e shkurtër “Home”, premiera e të cilit do të jepet në Lodër gjatë këtij vikendi.

“Filmi është i dizajnuar që të bëjë një gjë që Arta gjithmonë besonte se do të bënte dallimin: Vendosja e njerëzve fatlumë në këpucët e njerëzve të pafat”.

Filmi është një rrëfim i njohur, por diçka dallon: Familja që ka vendosur në filmin e saj nuk është siriane ose afgane. Është britanike.

“Filmi përcjell fatin e një familje me dy fëmijë të cilët janë të detyruar që të largohen nga shtëpia e tyre. Ata paguajnë kontrabandistë për t’i bartur me vetura, në njërën fëmijët e tyre ndërsa në tjetrën prindërit”, shkruan The Guardian.

“Ka frikë dhe dhunë. Çifti detyrohet disa herë që të bartë fëmijët e traumatizuar nëpër fusha dhe nëpër ndërtesat e rrënuara dhe në një moment ata vrapojnë për të shpëtuar pasi gjenden në mesin e një fushëbeteje”.

Privilegji më i madh i karrierës së saj që tani Arta Dobroshi po e shijon, thotë ajo, se është mundësia që të tregojë rrëfimin për refugjatët, transmeton Koha.net.

“Shpresa ime më e madhe tani”, thotë ajo, “është se ndoshta pas 10, 20 ose 40 vjetësh, fëmijët ose nipërit tanë do të thonë, a mund ta imagjinoni? Ka pasur kohëra në të kaluarën kur njerëzit edhe pse në liri nuk kanë mundur t’i shpëtojnë refugjatët. Me të vërtetë ka pasur këso kohëra”.

Share This Article
2 Comments
  • Ditwlindie pacin e fstofshi pasardhwsit tanw.
    Si me porosi kapa kwtw koment qw mw duhej. Me duhej jo vetwm tw pwrshwndes gjithw ata fwmijw qw kanw patur atw fat emigracionin, si e mira aktore kosovare Arta Dobroshi, qw fatmirwsisht ka shumw pasuese emigrante shqiptare tw sukseswshme, kudo nw botw shkuar,ajo artiste e sukseswshme.
    I uroj gjithw tw mirat asaj sa bashkwmoshataret e kudo gjindura.
    … Sot unw gjyshi 80 vjecar,(mw 10 qershor 1936 lindur), kam fatin e madh qw sot, 18 Qershor2016-t,, festoj dy gwzime:Ditwlindien e Mbeses Ana Kalo, sa tw 80-tat e mia,me tw emigrant(ajo lindur nw Tiranw; 18 qershor 1995,)shkuar familia me tw nw “shpwrgwj”, me divizwn: -“Bjeri botws anw e mbanw po mos e harro vatanw.”
    Ana ime mbesw,universitare sot, sa i vwllai, Jorgo, Universitar pianist mbaruar e nisur DOKTORATURWN nw fushwn e tij, tok me bashkwatdhatarw kwtu mes Torontos, nw emigracion sa vwndas, mbledhur e festojnw nw kwtw mjedis tw mbrekullushwm familiar, mes gjelbwrimit Torontian. Faleminderit prindwrve tw tyre Fatmiri dhe Lindita,sot festw si pwr dasmw…

    Ja c’i kam shkruar nw 8 vjetorin e saj 18 Qershor -95-sw, njw analloge festw, qw sot po ua recitoj pjesmarrwsve me nostalgji gjyshi:
    -” Qershori tetwmwdhjetw/
    I vitit -95 sw,
    Pwrjetwsisht festw pwr ne
    Na lindi mbesa trashwgimtare.
    21 vjet sot mbushi/
    Ditwlindien i urojmw/
    Vwlla Jorgo,gusha gushws
    Moshataret e pwrqafojnw.

    Jemi mbledhur miq e shokw,
    Gjyshwt Kalo na mungojnw,
    Ana sot nw kwtw festw
    Me nostalgji i pwrgjwrin,

    Me kw tw flasw mw parw/
    Nw Athinw apo Tiranw,
    Mwrgimi kushwrinjw ndarw
    U bashkofshim sa mw parw.
    …
    Jemi mledhur sot shumw/
    Festojmw nw njw “BUFE” lwndinw,
    Mes tavolinave flamurw
    Simboli ynw i shqipwrisw.

    Mwrgimtarw miq e shokw/
    Si motra vwllezwr sot festojmw/
    Nw vwnd tw huaj jemi
    mes tij, vwllezwr tw gjithw ndihemi.

    Pa tjetwr i pari wshtw festimi i 21 vjetorit tw mbesws sime Ana Kalo, me njw fwmijni dhe rini, lindur e rritur nw emigracion,po e sukseswshme, pos shkollimit mga Athina nw Toronto tw Kanadasw,( Universitetin per ESTETE po mbaron), aty kaluar fwmijninw e saj dhe rininw, si gjimnaste klasi,shwtitur “botwn”nga Madriti, Parisi, Bukureshti e Moska nw Johanezburg tw Afrikws Jugut,me ekipin e saj tashmw i nojhur “Kalev” i Torontos, pwr gjimnastikwn artistike.Aty aritr deri istruktore e njw grupi vajzash si nw fwmininw e saj. Me ka lumturuar mua gjyshin,me arritiet e saj. Ju bwfshin ditwt njwmijw dhe; suksese,si ia ka parashtruar vetes.
    Jo mw kot 80 vjecar kalova oqeane, pwr tw gwzuar kwtw ditw.
    faleminderit tw gjithwve.
    Faleminderit gazetws sonw “Dita”pwr mundwsitw qw na ofron.
    ‘DITW TW MIRA objeksioni YNW!

    Toronto 18-06-2016 Dhimitwr M. Xhoga.

  • Paska pasur prinder shum te zgjuar qe i kane thene , vec kenaquni me jeten qe kalonin, pavaresisht vedhtiresive te asaj jete

    Ndersy ky gjyshi qe ka bere ket shkrimin aty larte sa nje carcaf ,
    e paska shkru me bythe lol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *