Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident të ndodhur në Holandë.
26-vjeçari është përplasur nga një kamion në qytetin e Roterdamit, dhe më pas ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Mësohet se i riu është gjetur në afërsi të një pike karburanti dhe fast-food-i të kompanisë “McDonald’s”.
Sipas policisë, viktima nuk kishte marrë plagë me thikë apo armë zjarri. Kësisoj, pista kryesore e hetimeve është fokusuar në faktin se 26-vjeçari ishte një klandestin që po përpiqej të hipte në kamion.
