Trupat irakiane i marrin ISIS-it Falluxhan në shënjestër Mosuli

Dita

Forcat irakiane u përpoqën sot të largojnë luftëtarët e grupit Shteti Islamik (ISIS) nga vatrat e tyre të fundit të rezistencës nga qyteti i Falluxhas, humbja e të cilit shënon një nga humbjet më të rëndësishme që kanë pësuar xhihadistët në Irak që prej më shumë se dy vitesh.

Me moralin e lartë falë avancimit të tyre në Falluxha, rreth 50 kilometra në perëndim të Bagdadit, forcat e armatosura rifilluan operacionet e tyre në rrethinat e Mosulit, bastioni i fundit i madh i ISIS-it në Irak, që kryeministri Haider al Abadi ka premtuar se “do ta lirojë shumë shpejt”.

Ndonëse Falluxha nuk është pushtuar ende krejtësisht, ajo përbën betejën e fundit të humbur përballë ISIS-it që po sheh muajt e fundit kalifatin e shpallur para dy vitesh të zvogëlohet vazhdimisht në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri.

Një ditë pas marrjes së qendrës së Falluxhas dhe të Shtabit të Përgjithshëm kryesor qeveritar në të cilin trupat irakiane kanë ngritur flamurin kombëtar, forcat elitë vazhdojnë të përparojnë për të liruar lagjet në veri të qytetit, ku janë ripozicionuar xhihadistët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *