Një bust në Mynih për Nënë Terezën

Elton Tafaruci

Statuja e një nga figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar, Nënës Terezë është prezent edhe në Mynih të Gjermanisë.

Nënë Tereza e derdhur në bronz nga artisti shqiptar Miftar Istrefi i njohur si “Tali” është përuruar në katedralen Johannes Baptist Pfaffenhofen në Munchen, Gjermani.

Artisti është shprehur se ndihet shumë krenar që është autor i kësaj vepre, që është një nga figurat e shenjta dhe është vlerë për kombin shqiptar dhe mbarë njerëzimin.

Kjo nuk është vepra e vetme e Talit me figurën e Nënë Terezës që vendoset në një qytet jashtë trojeve shqiptare.

Më 13 shtator një bust i saj, i punuar nga Tali, ishte vendosur në Toronto, Kanada.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *