“Disa lajme s’kanë “ulëse” ku të rrinë”…

redaktor

Prifti shqiptar katolik Dom Gjergji sheh televizionin informativ “Top News”, duke i kapur syri disa titra, lidhur me Nënë Terezën. Dom Gjergji nuk heziton të sulmojë, duke pyetur hapur: “Mos po bëhen më katolikë se Papa?’’ Dhe thelbin e ka te ngatërrimi se në patronazhin e kujt është mesha për Nënë Terezën në Vatikan. “Top News”- i shkruan dhe Hashim Thaçit.

“Më katolik se Papa kush është?

Tash ky o asht lajm i pasaktë o përnjimen kena fillu me i pshtjellu gjanat. Tash pres një lajm që nën patronazhin e Kardinal Filan Fistekut u mbajt mbledhja e qeverisë së Kosovës…

Disa lajme nuk kanë “ulëse” ku të rrinë…

P.S. A thu Berat Buzhala ka kenë i përgatit për kungim Hasha?”, thotë Dom Gjergji, i cili e ka dhe një përgjigje për ç’ka ndodh.

“P.S. i P.S. Shpesh lajmet janë “copy-paste” nga tekstet qe dërgojnë shefat e komunikimit të Kryeministrave, prandaj mos i fajësoni gazetarët…”, përfundon ai.

gjergj meta top news

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *