Mjaft me lutje

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

E dashura Dita si drita! Habitemi kur shohim dhe dëgjojmë përdredhjet e Petrit Vasilit, Koço Kokëdhimës dhe heshtjen e Ilir Metës lidhur me reformën në drejtësi! Pse ore, akoma presin shpresë të majtët tek Berisha kur e dinë se nga radikalizmi i tij ai dëshiron vetëm vdekjen dhe zhdukjen e të majtës? Si ore janë kaq dorëlëshuar politikanët e majtë ndaj karakterit të këtij njeriu kur dihet se në çfarë sikleti e ka çuar këtë popull gjatë qeverisjeve të tij? A e kuptojnë deputetët se nuk mund të funksionojë asnjë lloj konsensusi aty ku nuk ka asnjë lloj qëllimi të përbashkët? Si ore vazhdoni të besoni se mund të keni konsensus me Berishën kur vetëm ai është pengesë, se po të ishte për Bashën dhe demokratët në bazë me vajtjet dhe ardhjet e ambasadorëve, reforma do të ishte përfunduar me kohë. Hiqni dorë nga llastimi i tij, se ai është përkëdhelur tash 25 vjet. Ku e gjeni këtë durim o ju të zgjedhurit tanë, se na çmendët me përuljen ndaj Berishës duke u tallur me elektoratin e majtë. Ai e di shumë mirë se në këtë ligj bëhet viktima e parë, ndaj vepron kundër, për të siguruar mbijetesën për vete dhe familjen, se as për PD-në nuk e ka problem. Prandaj t’i jepet fund marrëzisë së lutjes. Nga Pjetër Bubaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *