Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga djegia e e autobusit me pelegrinë në qytetin e Krujës. Sot ka ndërruar jetë në spitalin e Athinës edhe Lina Hajdini, e cila nuk arriti ti mbijetojë dot plagëve të marra.
Lajmi është bërë publik nga Kisha e Shen Theodhorit në qytetin e Vlorës.
“Me hidhërim të madh, ju njoftojmë se edhe Zj.Lina Hajdini, sekretar-llogaritare e kishës sonë e humbi betejën trejavore me plagët e marra nga zjarri i rënë në autobuzin me të cilin udhëtonin te premten e 27 Majit. Ajo ndërroi jetë sot në spital. Perëndia ta prehë me të drejtët dhe familjarëve të saj tu lejtësojë dhimbjen. I përjetshëm kujtimi i saj”
Katër ditë më parë në spitalin e Athinës humbën jetën edhe 69-vjeçarja, Sose Labaj dhe Viktore Mocka.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në datën 27 maj në Krujë ku nga 31 pelegrinë, një humbi jetën në ngjarje, ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe me djegie të konsiderueshme në trup.
