Një violinë me vlerë 100 mijë euro, e grabitur në prill në një tren periferie të qytetit gjerman të Mynihut, i është kthyer të zotit, tha sot policia gjermane.
Një 35-vjeçar, i cili grabiti instrumentin, e dorëzoi atë në polici të premten, pasi incidenti shkaktoi një bujë të madhe mediatike.
Kamerat e sigurisë treguan 35-vjeçarin duke marrë violinën e lënë pas vetes nga një muzikante në tren.
”Grabitësi deklaroi se nuk e kishte idenë e vlerës së instrumentit”, tha policia.
”Kur e pashë thashë me vete ‘shfrytëzo mundësinë”, tregon 35-vjeçari.
”Më pas një mik më tha se policia ishte ngritur më këmbë dhe se fotoja ime ishte bërë publike”, shton ai.
Megjithatë, ai do të përballet me akuzën për vjedhje dhe mashtrim.

grabitje dhe vjedhje jane dy vepra të ndryshme penale!!
ju si idiotë të gazetarisë që jeni nuk mund ti dalloni ato!ju jeni në gjëndje të shkruani por idenë nuk ja keni fare për atë që shkruani!!