Përplaset për vdekje nga makina e tij aktori 27 – vjeçar

redaktor

Anton Yelchin, aktori i filmit “Star Trek” është shuar në moshën 27 – vjeçare pasi u përplas për vdekje nga makina e tij.

Sipas policisë, Yelchin mbeti i vrarë pasi makina rrëshqiti në një rrugë të pjerrët duke e përplasur aktorin pas murit.

Ngjarja ndodhi në banesën e tij në Los Angeles.

yel

Yelchin e nisi karrierën si aktor në seriale televizive, deri në vitin 2006, kur falë filmit Alpha Dog, do të merrte emër.

Roli i tij më i madh ishte si Chekov, në filmat Star Trek, seria e tretë e të cilit do të dalë në kinema muajin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *