Zgjedhjet në Itali / Beppe Grillo “shuplakë” Mateo Rencit

Elton Tafaruci

Lëvizja “5 Yjet” ka dominuar balotazhin e zgjedhjeve administrative në Itali, duke fituar 19 nga 20 komunat në të cilat është prezantuar në garë ditën e diel.

Rezultatet i siguruan një triumf historik kësaj partie, e cila tanimë do të kërkojë edhe pushtetin qendror. “Është vetëm fillimi, tani është radha jonë”, thotë lideri i “5 Yjeve”, Beppe Grillo.

Virginia Raggi dhe Chiara Appendino, respektivisht me 67,2 dhe 54,5% të votave, do të menaxhojnë kryeqytetin italian dhe Torinon pasi gjunjëzuan Partinë Demokratike të kryeministrit Mateo Renci.

“Është një moment historik, tani nis një epokë e re”, tha kryebashkiakja e parë grua e Romës”.

“Erdhi koha jonë, duhet të arrijmë ta shërojmë një qytet të plagosur rëndë”, deklaroi qytetarja e parë e Torinos.

Në Napoli dhe Bolonja, zgjedhësit rikonfirmuan Luigi de Magistris dhe Virgilio Merola e PD. Ajo që shpëtoi demokratët është mbi të gjitha fitorja e Beppe Salas në Milano, i cili mposhti 51,7% me 48,3 Stefano Parisin.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *