Shqiptari ekstraduar për vrasje rikthehet në Angli

Elton Tafaruci

Mediat britanike kanë dhënë alarmin. Një shqiptar i arrestuar për vrasje, i ekstraduar në vendlindje për të kryer dënimin me 15 vite burg, është rishfaqur në territorin anglez.

Alarmi është dhënë nga “Dailly Maill”, që ka shkruar një artikull të gjatë mbi rastet kur shqiptarë të dënuar për vrasje kapen në territorin anglez, por që pas disa vitesh rishfaqen në vendin ishullor.

Sipas “Dailly Maill” personi në fjalë është Ardian Ragami,  45 vjeç shkoi në Britani në vitin 1998 si refugjat nga Kosova për të përfituar azil politik. Ragami u arratis nga Shqipëria për një vrasje të kryer në vitin 1998, vepër për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Autoritetet angleze nuk kishin kuptuar gënjeshtrën e tij se ishte larguar nga Kosova për shkak të luftës dhe pak kohë më vonë i kishin dhënë atij edhe statusin e azilantit. Ardian Ragami u zbulua në vitin 2009 që punonte si ndërtues në Essex dhe u ekstradua nga Interpol në vitin 2014.

Por, ai kërkoi që të ulej dënimi dhe çuditërisht në vitin 2010 ai iu ribashkua gruas dhe dy fëmijëve të tij në Angli. Nuk dihet në fakt se si është larguar përsëri nga Shqipëria dhe ka shkuar në Britani.

“Daily Mail” ka kontaktuar autoritetet britanike, të cilat i kanë konfirmuar se po punojnë sërish për ta dëbuar nga shteti ishullor 45-vjeçarin shqiptar, i cili është i dënuar për vrasje në vendin tonë. Problemi për ekstradimin apo dëbimin e tij ka të bëjë me faktin se Ragami ka marrë statusin e azilantit disa vite më parë.

Dailly Mail në këtë drejtim bënë një rezume dhe të personave të tjerë të kapur në Angli, që kishin përfituar statusin azilant, pasi kishin dëshmuar “hallin” me identitet të rremë nga Kosova. Në këtë drejtim, emrat janë ato të Avni Metras, të kapur pak kohë më parë, si dhe të vrasësit me një këmbë, Seliman Barci.

35504AFC00000578-3649514-image-m-3_1466371236363-1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *