Sfida për grupin B, Sllovaki-Angli,po zhvillohet në stadiumin “Stade Geoffroy-Guichard” në Saint-Etienne. Arbitri i ndeshjes është spanjolli Carlos Velasco Carballo. Sllovakia vjen në këtë sfidë pas fitores 2-1 kundër Rusisë, gjithashtu edhe Anglia vjen me moral tepër të lartë pas fitores 2-1 në minutat e fundit kundër Uellsit.
Statistikat: Anglia dhe Sllovakia janë përballur 3 herë deri më tani, anglezët të 3 sfidat kanë triumfuar. Anglia ka fituar 4-0 në ndeshjen e fundit kundër Sllovakisë në miqësoren që është zhvilluar në vitin 2009, Wayne Rooney ka shënuar një dopietë në atë sfidë.Ndeshja e fundit e Anglisë në stadiumin “Stade Geoffroy-Guichard” të Saint-Etienne ishte në Botërorin 1998, humbje me 11-metërsh kundër Argjentinës pasi sfida kishte përfunduar 2-2. Jamie Vardy është golashënuesi I Anglisë në vitin 2016 (4 gola në 5 prezenca).
Ndërkohë ju njohim me formacionet zyrtare:
Sllovakia: (4-5-1): Kozacik; Pekarik, Skrtel, Durica, Hubocan; Mak, Kucka, Pecovsky, Hamsik, Weiss; Duda. Trajner: Kozak
Anglia: (4-3-3): Hart; Clyne, Cahill, Smalling, Bertrand; Dier, Henderson, Wilshere; Lallana, Sturridge, Vardy. Trajner: Hodgson
