Republika Çeke dislokon forca policore në kufirin greko-maqedonas

Elton Tafaruci

Autoritetet çeke dërguan sot një kontingjent prej 40 oficerësh policie për të ndihmuar Maqedoninë në patrullimin e kufirit me Greqinë për të ndaluar lëvizjen e emigrantëve drejt Evropes Perëndimore.

Njësia, që është e treta e dërguar në Maqedoni që nga mbyllja e kufijeve për emigrantët e parregullt në muajin shkurt, do të armatoset për vetëmbrojtje në patrullimin me homologët vendas gjatë misionit të saj gjashtëmujor.

Ndërkohë që masat e ndërmara kanë ndaluar vërshimin masiv të refugjatëve, disa prej tyre sërish arrijnë të gjejnë mënyra nëpërmjet Ballkanit duke paguar trafikantë për të siguruar transportin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *