Dhuna në kopësht, Nikolla: Është pa licencë

Elton Tafaruci

Kopshti privat ‘Diren’ ku u dhunua fëmija 3 vjeç nga administratorja Anjeza Shabani, rezulton që të jetë i palicensuar.

Ky fakt është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila tha para gazetarëve se do nisin verifikimet edhe nëse ka abuzime nga Ministria e Arsimit në lidhje me inspektimet për këtë kopsht.

“Akte të tilla jo vetëm të marrin dënimin e duhur, por të shërbejnë që institucionet shtetërore të nisin një inspektim për të kaluar në vrimë të gjilpërës standarde dhe sjelljet e dënueshme.

Personi në fjalë jo vetëm do marrë dënimin e merituar, por ne do të bëjmë publike në pak çaste të gjithë situatën. Është një institucion i palicensuar, po investigojmë edhe nëse ka rast abuzimi nga Ministria e Arsimit”, tha ministrja Nikolla.

Ndërkohë, administratorja Anjeza Shabani që ishte filmuar duke ushtruar dhunë mbi fëmijën autik, u arrestua mbrëmë dhe deklaroi në polici se video është e paplotë. Sipas saj, ajo edhe e përqafonte e puthte fëmijën pasi e qëllonte. Rasti skandaloz u denoncua mbrëmë nga emisioni investigativ ‘Stop’ në televizionin ‘Klan’.

Share This Article
13 Comments
  • Po te mos kishe toleruar, nuk do te ndodhte ajo rrahje barbare e femijes.
    A nuk ka nje pergjegjes,ne administraten e MASH ,qe duhet te dorehiqet menjehere ??????

  • Zonja ministre !
    Nuk eshte justifikim ky, se “ishte pa licence”.
    Ju keni 3 vjet qe na cate koken me “Sukseset e Medha” ne luften kunder informalitetit, nuk keni lene cigareshites dhe karroce kokoshkash, shites 10 kokrra vezesh dhe nje tufe majdanoz, pa gjobitur dhe futur ne burg.
    Nuk keni lene pa kapur edhe ndonje te punesuar ne te zeze.
    Si ju paska “shpetuar” gjithe ai kopsht femijesh, me personel dhe me prinder qe conin dhe merrnin femijet?
    Ky me te vertete eshte nje rast qe FAJIN E KA SALIU.
    Saliu ka bere shume denoncime ( cuditerisht te gjitha te sakta ) dhe nuk i falet kjo neglizhence.
    Sepse qeveria (ku ti ben pjese) duket sikur vihet ne levizje vetem kur e PICKON Berisha.

  • Nuk ka falje!

    Nese kishte momente qe nuk mund te permbahej se shperthyeri ne akte te atilla atehere kishte zgjedhjen te mos e pranonte femijen ne kopesht.

    Dhuna nuk duhet te ket vend ne nje vend ku te gjithe shtiren te qyteteruar. Kjo lloj kafshe qe ushtron dhun te pameshireshme mbi nje te mitur qe ende nuk ka mesuar te ece mire nuk duhet te lejohet me ne rruge dhe hapesira publike deri sa te vdese.

    Eshte koha dhe rasti qe individet e posteve pergjegjese (dhe jo vetem) te administrates shteterore te tregoje fytyren e tyre te vertet dhe te zbatojne ligjin me perpikmeri.

    Gjithashtu ky rast duhet te perdoret per te rishikuar ligjin me qellim per ta egersuar ate ne te njejtin nivel te egersise qe kjo bishe derdhi mbi femijen.

    Le te shohim se sa te perafert e kane fytyren e tyre te vertete me ate te ngallamosuren me lluks si pushter qe mundohen te shesin ne publik si te qyteteruar.

    Eshte prova e burrerise se atyre zyrtareve te larte te shtetit qe vleresuan qyteterimin e vendit ne sjelljen e tifozeve ne te ekipit kombetar te futbollit ne france, ta tregojne ate vleresim ne kete rast. Nese kane vlera evropiane sic po na mundohen te na i shesin bujrum e le ti materializojne ne kete rast. Ne evrope kjo palogrua nuk do e shpetonte qafen pa 20 vjet burg, le te shohim se cfare do bejne “evropianet” tane te drejtesise dhe ministrive.

    Shpresoj qe mos te na tregojne edhe ne kete rast falimentimin e tyre moral dhe injorimin e vlerave reale te qyteterimit ne kembim per rryshfetet e pushterise.

  • O ju hipokrit që indinjoheni kur lexoni këto lajme. Më vjen turp dhe gjynah për ju o të mjerë. JU JENI FAJTOR PËR KËTË LAJM. Kur morët vesh se kopshti ose çerdhja që çoni fëmijën tuaj punon në të zezë, pa liçenc, a e lajmëruat ju policinë? Ju prisni që të tjerët të zbatojnë ligjin jo ju. E konsideroni veten të “zgjuar” kur ja hidhni të tjerëve biles personave të ngjashëm me këte administratoren i keni vënë emri “Çun i zoti” ose “Goc e zonja”. Më vjen xhynah për fëmijtë tuaj, se mostrat në këtë rast jeni ju.

  • NIKOLLA,dhe tere kAmentuesve ‘nikollaqe’ !
    ——————-
    Po ndihesh intelektuale dhe e ‘krishtere’ ne mos ke guximin te vrasesh vehten si tere bajgat e kesaj ‘politike’ 25 vjet jep doreheqje e gezo parate e vjedhura!
    Nuk eshte nje ‘kopesht’ pa liçence apo nje ‘edukatore’ qe rref nje femije ‘bastard’ POR:ISH SHQIPERIJA ESHTE KTHYER 25 VJET NE NJE KOPESHT ME EMERIN ‘BATHORE’ KU NENAT E GRATE PROSTITUOHEN DHE FEMIJET E PA NGRENE PERDHUNOHEN TE PARAT NGA ‘KALI I XENIT’ E TE DYTET NGA VETE XENI!

  • Edhe ma shume randon faji mbi shtetin.Nuk i intereson kujt se ka apo nuk ka licenc as ne cilen kohe ka fillue pune ky kopsht a cfar ashte.Keni tre vjet ne pushtet,dhe nuk e keni verifikue fare per as nje gja.

  • Zonja Ministre! Keni pergjegjesi te rende per ngjarjen e ndodhur ne kete kopesht! E dini se pse? Ky vend edukimi, paskish qene pa license! Ju cfare keni bere, a pati ndonje kontroll, apo i keni lene te verdallisen e te bejne qejf keto biznese, teksa po merren ne qafe mijra e mijra familje, te cilet mbeten dyerve te Institucioneve per te kerkuar te drejtat e tyre, qe jane duke u neperkembur nga administrata e paafte dhe totalisht e korruptuar e ketij shteti! Turp e faqe e zeze!

  • Nje Ministre krenare per te gjitha keto qe ndodhin ! Nuk i kontrollojme dot- thot Ministria. D.m.th. Nuk e bejme dot punen. Duhet bere QILIZEM NE MINISTRI QE NGA MINISTRESHA. DOREHEQIA ESHTRE PAK.VETEM DALIN E DERDELISIN PARA KAMERAVE.
    QENI LEH E UJKU PJERTH I THONE KESAJ PUNE .

  • IK MOJ KRIMINELE,

    SE MOS ATA QE JANE TE LICENSUAR PO I KONTROLLON TI GJE???!!!!!

    JENI NJE TUFE HAJDUTESH QE VETEM VIDHNI PARATE TONA.

  • I ngordhet mesuesit,qe kane diplomuar ne kohen e diktatures se proletariatit me kontrolle dhe provime per nivelin e dijes.Por ne ate kohe diploma ishte e pa fallcifikueshme.I perjashtuat pas 30 vjet pune ne arsim kuadrot arsimore me shkolle te mesme pedagogjike.I perzute nga kopshtet dhe shkollat fillore mesuesit me shkolle te mesme pedagogjike dhe i zevendesuat me keto “MOSTRAT” me universitete fallco gazetarie,gjuhe te huaj,shkenca sociale,diploma falco,diploma dhune.Nje mesues me shkolle te mesme pedagogjike per edukimin e femijeve parashkollor dhe ciklit te ulet ta fut gishtin ty moj ministre me diplome “kristali” dhe gjithe mostravwe dhe prostitutave qe vegjetojne ne arsim :”Per shkenca sociale”.Ju hoqet nga arsimi edukatoret serioze dhe i zevendesua\t me surratra patinuar si kjo monstra qe leshonte duart me gjithe shpatull mbi foshnjen,si sopata dardharit.Po kuponin tatimor e paguante ky kopesh privat i parregjistruar?Po sikur une te them qe ne mur kjo prostituta e patinuar kishte varur nje tabele ku shkruhej:”Licencuar nga Ministria Arsimit”?I ka verifikuar ministria arsimit keto licenca te veteshpallura?Ministria arsimit ushtron terror mbi mesuesit me mbi 30 vjet experience pune,i merr ne provim si cilimij,i kercenon me pushim nga puna,por ben sikur nuk sheh mostrat e vetelicencuar,me diploma false,per Gazetari,per shkenca sociale dhe togfjalesha te kesaj natyre.Jep doreheqjen ministre,se je fallco!Jeni me emra fallco,me diploma falco,me licenca falco,..Vetem zullumin e keni tamam!Po te shikosh ministrat e arsimit ne histori.,ministri me i suksesshem i arsimit ne histori,ai qe reformoi arsimin shqiptar,Thoma Deliana,ishte vetem me shkolle te mesme pedagogjike.,Kryeministri qe industrializoi Shqiperine,Mehmet Shehu ishte me shkollen profesionale te Fullcit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *