Kreu i një prej bandave më të rrezikshme të rrëmbimit të njerëzve në botë ka treguar se si i përzgjedh, përndjek dhe më pas i rrëmben viktimat e tij.
Shefi i bandës me qendër në perëndim të Karakasit në Venezuelë thotë se ai i vret pengjet nëse nuk merr gjobën e caktuar, ndërsa shton se ka një rrjet me policë të korruptuar që e ndihmojnë.
“Nëse nuk paguajnë brenda një jave, ne hapim një gropë dy metra dhe i qëllojmë në fytyrë me një shotgun, në mënyrë që askush të mos e identifikojë trupin. Ata mbeten në listën e personave të humbur përgjithmonë. Në këtë qytet, unë jam përgjegjësi”.
Karakasi është qyteti më i rrezikshëm në botë me 3946 vrasje të shënuara vitin e shkuar.
85 përqind e tyre janë vdekje të dhunshme.
“Zakonisht dikush na informon se dikush ka para dhe ne nisim aksionin. Truprojat e pasanikëve na ndihmojnë ndonjëherë pasi nuk paguhen mirë”.
Ai thotë se banda e tij ka të paktën 300 anëtarë.
Rrëmbimet janë të zakonshme në Venezuelë, ku paga mujore shkon deri në 20 euro në muaj.
Bosi i bandës thotë se kur bënë rrëmbimin e parë, kërkuan 200 euro shpërblim.
Tani kërkojnë minimalisht nga 20 mijë euro.







