E nderuar DITA! Meqenëse jeni një gazetë që dini të promovoni vlerat e vërteta të këtij populli, po ju drejtohem me një shembull konkret. Të tillë janë edhe vëllezërit Ferhati që kanë një lokal në kryeqytet.
Ata kanë punësuar rreth 15 veta dhe janë punëtorë të palodhur. Nuk dua aspak t’i bëj reklamë lokalit, por të shkruaj për një problem tjetër që lidhet me vlerat morale.
Para disa ditësh, unë isha me një shokun tim i ulur në këtë lokal. Sa u ulëm, na vjen kryekamarieri dhe na thotë: “Mos kini harruar një send me vlerë këtu e tre javë më parë në tavolinën ku ishit ulur?’’
Për momentin u shokuam. Pastaj i themi: “Po, më ka humbur vërtet një send me vlerë…”. Ai na thotë: “Eja me mua”. Hapi sirtarin poshtë banakut dhe pyet: “E shikon këtu sendin tënd”? U habita kur pashë sirtari ishte plot me sende të tjera me vlerë!
Kryekamarieri, Agron Ferhati më thotë: ‘’Këtu i mbajmë sendet e harruara nga klientët. Kam pasur dhe raste të ndryshme. Kemi gjetur dhe protofol me 3000, Euro, dhe mbas disa muajsh ja kemi dorëzuar klientit. Së fundi, një prokuror, harron celularin e tij shumë të shtrenjtë, dhe vjen mbas dhjetë ditëve. Ja dorëzuam dhe na falënderoi. Ne i dorëzojmë sendet e gjetura kur bindemi se të interesuarit japin të dhëna të sakta të sendit të humbur”.
Shkrova këto rradhë, i bindur se duhen promovuar njerëzit e mrekullueshëm, që dinë të punojnë mirë e të sillen kaq humanë.
Letër e nënshkruar,
Bexhet Fezolli
