Sot luajnë Grupi C dhe D

Elton Tafaruci

Grupi C dhe D do të mbyllë sot takimet që mund të vendosin shumë edhe për fatin e Shqipërisë.

Vëmendja është në takimin Irlandë e Veriut – Gjermani dhe Çeki – Turqi. Një fitore e përfaqësueses gjermane me 4 gola diferencë do të ndihmonte kuqezinjtë, pasi irlandezoveriorët do të zbrisnin në renditjen e vendeve të treta më të mira.

Në përballjen tjetër Turqia duhet të barazojë ose të fitojë me një rezultat minimal që të eliminojë nga gara Çekinë. Këto rezultate janë përsëri në favor të Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi, që është e detyruar të presë rezultatet e grupeve të tjerë.

Po sot do të zhvillohen takimet Ukrainë – Poloni dhe Kroaci – Spanjë. Nga këto përfaqësuese është kualifikuar vetëm ajo spanjolle, ndërsa skuadra ukrainase nuk ka më shpresë.

Share This Article
2 Comments
  • “ndërsa skuadra ukrainase nuk ka më shpresë.”
    një fitore e ukrainës do të thotë 3 pikë!!
    mos bëni të njëjtin gabim që bënë ata tipat e basteve që i dhanë mundësinë 0 shqipërisë duke bërë që kantona të ulërinte për budallallëkun e tyre!!
    çdo ekip që luan ka mundësi për fitore!!
    jo vetëm për fitore por dhe për një rezultat të lartë!!
    vetëm pas ndeshjes,kur ka rënë bilbili i fundit!!
    vetëm atëherë nuk ka më asnjë mundësi!!
    është shumë e mundur që të eleminohet dhe portogalia pavarsisht lojtarëve të saj!!deri më sot ajo ka pasur vetëm dy barazime!!
    futbolli është futboll,asnjëherë nuki dihet se kush mund të fitojë!!
    të shpresojmë sot një barazim të turqisë dhe fitore të italisë e belgjikës!!nëse fiton turqia thellë e kemi problem,mbetet pastaj humbje e portogalisë dhe islandës!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *