Shqipëria vendi më i lirë i investimit në ndërtim

redaktor

Në një publikim të Eurostat rezulton se Shqipëria është vendi i parafundit në Europë sa i përket çmimeve të investimeve, e ndjekur nga Maqedonia në vendin e fundit.

Studimi ndahet në dy klasifikime të posaçme, ku i pari i referohet pajisjeve dhe makinerive, dhe i dyti ndërtimit si dhe çmimit të banesave.

Një tjetër e dhënë tregon se Turqia, Bosnja, Maqedonia, Shqipëria, Rumania dhe Serbia kanë çmimet më të ulëta në total sa i përket investimeve.

Në këtë klasifikim Shqipëria renditet në vendin e fundit së bashku me Maqedoninë me një normë indeksimi pranë 56 pikëve. Sa i përket çmimit të pajisjeve dhe makinerive të ndryshme, Shqipëria ka një normë indeksimi pranë 95 pikëve, po aq sa Greqia, duke qënë në pozita jo shumë të favorshme.

Sa i përket investimeve në ndërtim ndërkohë, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira ndër 37­tëshen europiane, ose më saktë në vendin e 34­të dhe është 50% më e lirë në këtë drejtim në krahasim me mesataren europiane, së bashku me Turqinë, Maqedoninë, Bosnjen, Serbinë dhe Rumaninë.

Në rang unioni, Suedia është vendi më i shtrenjtë europian sa i përket ndërtimit, për të gjitha kategoritë. Zvicra mban sërish vendin e parë në renditjen e përgjithshme.

Sa i përket çmimit të banesave rezidenciale Shqipëria është vendi më i lirë në absolut.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *