“Paritetet” e Oerdit

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Nuk është e vështirë të kuptohet niveli intelektual i deputetëve tanë. Ata e shprehin qoftë në zhargone fjalësh, qoftë në fraza që në shumicën e rasteve nuk thonë asgjë. Duhet të pranojmë se ka njerëz që çuditen me “zgjuarsinë” e tyre, por që janë shumë më pak nga sa e llogarisin të “mençmit” e kombit. Jam i sigurt që nëpër rrugë ka më të mençur e bile edhe të papunë apo kamarierë në lokale. Më vjen keq që akoma nuk po kuptojnë se Shqipëria e shqiptarët nuk janë po ata që Saliu e ndonjë imitues i keq i tij mbajnë mend para 30 vjetësh. Nuk dua të paragjykoj Oerdin, por deklarata e tij për shtyp i kishte të dy elementet. Duke përmendur një fjalë të huaj pa domosdoshmëri, pasi në shqip ekziston për bukuri fjala “barazi”. E së dyti nuk tha asgjë për t’u mbajtur mend. “Paritet” në komisione kërkoi zotëria. Së pari, pariteti apo barazia fitohet. Nuk ka shumë vite që shqiptarët nuk ja dhanë këtë mundësi pasi nuk qe i zoti ta fitojë. Së dyti, e që është më e rëndësishmja, nuk ka komision a juri në botë të jetë në barazi numrash. Ndryshe do të zgjaste me vite vendimi, qoftë edhe për një ndeshje boksi. Imagjino një KQZ me 2 nga dy anëtarë. Sa për “paritetin” zgjedhjet nuk janë larg. Le ta fitojë aty, në “fushë” atë që kërkon ta fitojë në “tavolinë”. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *