Dy të rinj kanë përfunduar në pranga pasi kundërshtuan efektivët e policisë në Durrës.
Blerim Lugja, 26 – vjeç, banues në Kukës dhe Florin Lugja 21 – vjeç, banues në Durrës, u ndaluan rreth mesnatës në lagjen Nr.3, të qytetit bregdetar.
Ata kundërshtuan punonjësit e policisë, pas kërkesës për paraqitjen e dokumentave të identifikimit dhe dokumentacionit të automjetit tip Fiat Punto, me targa AA 189 NJ, që drejtohej nga Blerim Lugja.
Sipas policisë, nga testi i alkoolit, 26 – vjeçari Lugja rezultoi i pirë, në masën 0.57 mg/litër.
Policia thotë se dy të ndaluarit janë persona me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e veprave penale kundër jetës, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe të lëndëve narkotike.
