Një person i maskuar, i armatosur edhe me një rrip fishekësh në brez, ka hapur zjarr në një kompleks kinemaje në qytezën perëndimore të Viernheimit, pranë Frankfurtit, duke lënë të plagosur të paktën 20 persona, por media të ndryshme e çojnë këtë numër deri në 50. Dyshohet gjithashtu që ai të ketë mbetur i bllokuar brenda, ku po mban edhe pengje.
Lajmi bëhet i ditur nga media të ndryshme gjermane, ndërsa zëdhënësja e policisë, Christiane Kobus tha se nuk mund të japë më shumë detaje mbi atë që po ndodh në teatrin “Kinopolis”, por mund të konfirmojë se bëhet fjalë për një agresor të armatosur që ka hyrë dhe ka shtënë të paktën një herë brenda kinemasë.
Ministri i Brendshëm gjerman i cituar nga mediat bëri të ditur se agresori është vrarë nga policia.

asnjë ska plagosur dhe ka mundësi të ket qënë me pistoltë pa fishek!e kanë vrarë dhe më pas e kanë parë se armën e ka pas bosh!!mund të ket qënë një i sëmurë mendor!!