Një sasi prej 400 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Dhërmi. Policia kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Delta Force, ka arritur të bllokojë në vendin e quajtur Perivol një skaf me gjatësi 7 metra, me të cilin synohej që lënda të trafikohej drejt Italisë. Policia ndaloi një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Per te mos thene perdite, te pakten cdo jave lexojme “SUKSESET” e policise per bllokimin e lendeve NARKOTIKE ! U bene shume vite qe degjojme per keto “SUKSESE” ! As nje here nuk eshte deklaruar “Ku shkon dhe kush e disponon” kete “MALL” me vlere te pallogariteshme (?!)