Tregu i pensioneve private është rritur ndjeshëm në vitin 2012, duke mbetur gjithsesi një segment i jo i zhvilluar i tregut financiar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aseteve të fondeve private të pensioneve arriti në 283 milionë lekë, me një rritje prej afro 83 për qind ndaj vitit 2011. Në treg vazhdojnë të operojnë tre fonde private, që tashmë kontrollohen nga institucione të specializuara financiare, me eksperiencë në shërbimet e bankingut dhe të sigurimeve. Pjesëmarrja e aktorëve më të specializuar i ka dhënë një shtysë tregut, që sidoqoftë ende kufizohet në një numër total prej rreth 7300 kontribuesish. Deri më sot, fondet e pensioneve i investojnë kontributet në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Totali i portofolit të investimeve në fund të vitit 2012 arriti në 275 milionë lekë, me një rritje vjetore prej rreth 84 për qind.
