Rexhep Qosja 80 vjeçar. Një rilindës i kohës. Atdhetar i madh. Penëtar i zjarrtë. I dhimbset çdo milimetër dhe qelizë e kombit të vet. Ai veç gdhend me penën e tij trime nëpër kohë. Nuk e kërkon lavdinë. Lavdia dhe ne e kërkojmë atë në çdo çast. Madhështia dhe thjeshtësia ndoshta janë sinonime.
Sa herë jemi takuar, ngushur, fotografuar si në Shqipëri dhe në Kosovë e gjithnjë kemi ndjerë ngrohtësinë e zemrës, mendimin e kthjellët, gjuhën e dëlirë naimiane-çabejane.
Është fat që e kemi midis nesh, këtë Sami Frashër të ditëve tona, këtë gjen gjithëshqiptar.
Me pamjen e De Radës,
na shfaqet çdo ditë.
Në sytë e tij gjithmonë,
Naimi lëshon dritë.
Letër e nënshkruar,
Izet S. Çulli
