Corbyn: Ditë shumë të vështira për Britaninë

redaktor

Britania do të përballet me një kohë të vështirë, tani që ka zgjedhur për të lënë Bashkimin Evropian dhe ka për të rinegociuar lidhjet e saj me bllokun, deklaroi kreu i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.

“Qeveria britanike ka nevojë për të mbrojtur dhe promovuar ekonominë e saj duke qenë se po hyn në një fazë të ndarjes nga BE-ja dhe po negocion një marrëveshje të re të tregtisë me BE”, deklaron për BBC kreu i opozitës.

“Është e qartë se po vijnë ditë shumë të vështira përpara”, tha ai duke treguar rënien e e stërlinës pas votimit Brexit.

Duke shpjeguar rezultatin e referendumit, Corbyn thotë se “shumë njerëz janë lodhur me shkurtimet e shpenzimeve  dhe me bllokimin ekonomik”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *