Mediat e huaja: Lojtarët e Kombëtares shqiptare priten si heronj

redaktor

Disa nga mediat e huaja më prestigjoze i kanë bërë jehonë sot pritjes që i rezervuan dje shqiptarët lojtarëve të kombëtares së tyre të futbollit, pas performacës së tyre dinjitoze në France Euro 2016.

 Britanikja The Guardian ka postuar një foto me diçiturën “Foto e Ditës – një kthim i lumtur në Tiranë”, duke pasqyruar pritjen e ngrohtë të djemve të Xhani De Biazit në Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj u dhuroi atyre “Çelësin e Qytetit”.

 “Fitorja më e madhe për ne shqiptarët, është fakti se i treguam gjithkujt tjetër se kur jemi bashkë, mund të fitojmë çdo betejë,” janë fjalët që rrjeti ndërkombëtar ESPN ka cituar nga fjalimi i kryebashkiakut Veliaj.

 ESPN shkruan se skuadra shqiptare u mirëprit me një ceremoni me tapet të kuq dhe nga trupat e Gardës Kombëtare, pas përfaqësimit të tyre të parë dhe historic në një Europian. “Kryeministri Edi Rama i mikpriti lojtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përpara se ata të hipnin në një autobus dykatësh të hapur. Shqipëria mundi Rumaninë 1-0, duke shënuar kështu fitoren e parë në një kompeticion europian dhe doli e treat në grup”, shkruan ESPN.

 Gjithashtu, rrjeti vë në dukje se lojtarët morën “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe pasaporta diplomatike për të forcuar rolin e tyre si ambasadorë të Shqipërisë në botë.

 “Me mijëra tifozë injoruan temperaturat tepër të larta (deri në 38 gradë) për të shoqëruar lojtarët nga aeroporti deri në qendër të Tiranës, duke valëvitur flamujt e duke thirrur ‘Bravo çuna’.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *