Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje 27 shteteve të Bashkimit Evropian për të mos marrë vendime të menjëhershme, por për të fituar kohë për reflektim, pas Brexit.
”Jehona e Brexit për pjesën tjetër të Evropës do të shënojë një varësi jetike tek ne, 27 shtetet e Bashkimit Evropian që duhet të demonstrojnë aftësi në këtë situatë, duke mos dalë në konkluzione të shpejta pas referendumit në Britaninë e Madhe, që do të thellonin më tej ndasitë në Evropë”, u shpreh ajo.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu keqardhje për këtë goditje drejtuar Evropës nga fenomeni Brexit duke paralajmëruar kundër çdo reagimi të nxituar të BE-së.
Ajo ftoi të hënën e ardhshme në Berlin udhëheqësin francez dhe atë italian si dhe presidentin e Këshillit Evropian.
“Me keqardhje shprehem se ne duhet të marrim në konsideratë vendimin e shumicës së popullit britanik. Kjo zgjedhje është një goditje drejtuar Evropës, një goditje drejtuar procesit të unifikimit evropian”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtypin.
