Mbështetësit e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian refuzojnë të pranojnë rezultatin e referendumit dhe kërkojnë mbajtjen e një tjetër referendumi për këtë çështje.
Nisma për të votuar sërish për të dalë apo jo nga BE është thërritur nga Oliver Healey, përmes një peticioni të ngritur në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit britanik. Menjëherë pas publikimit dhe shpërndarjes nëpër rrjetet sociale, fluksi i personave që nisën të nënshkruajnë këtë peticion ishte aq i madh sa faqja e Parlamentit doli jashtë funksionit disa herë.
Që një peticion të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Qeveria britanike duhet të kalojë 100 mijë nënshkrues, shifër që tashmë është tejkaluar nga rasti në fjalë.
Nismëtarët e peticionit thonë se kërkesa e tyre bazohet në një rregull të miratuar për referendumin në fjalë, që thotë se nëse vota pro apo kundër Bashkimit Europian është nën 60 përqind dhe pjesëmarrja është nën 75 përqind, atëherë duhet të mbahet një referendum i dytë.
Vota pro daljes nga Bashkimi Europian mori 52 përqind, kundër 48 përqind për të qëndruar, ndërsa pjesëmarrja ishte 72 përqind e votuesve britanikë./TCH

Nuk e ndryshon faktin qe 17.4 mil votuan pro daljes. Nuk e ndryshon faktin qe 17.4 mil jane idiote te pandreqshem. Fatkeqesia eshte se ne te ardhmen do te vuajne 15 million femije qe nuk kishin te drejten e votes, pervec ne te tjereve qe votuam pro EU.
PORDHE ME RIGON.
PORDHE ME RIGON..
Tani do te telendiset Britania; ne Greqi nuk u shkembejne paund-in sepse ka ndryshuar qysh sot, Traktati Lisbones neni 50 eshte i pa qarte per daljen, pjasmarrja eshte e ulet dhe votimi ne kundershtim me ligjin, etj etj. Britaniket tani do paguajne “entusizmin” e konservatoreve. Nuk dihet ku do qendroje Britania; si duket do kerkoje meshire me ne fund.