Gjuante peshk me dinamit, i shpërthen në duar ­

Dita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skrapar, ndërsa një 41-vjeçar është plagosur pasi i ka shpërthyer dinamiti në duar.

Mësohet se i plagosur ka ngelur Turhan Myftari, punonjës i zjarrfikëses. Nga të dhënat paraprake, 41-vjeçari po gjuante për peshk në lumin Osum.

Fill pas incidentit, Myfari është dërguar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, pasi ka marrë dëmtime në fytyrë dhe gjymtyrë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *