Foto dhe shënim nga… Nard Ndoka

redaktor

Kanë qenë emocionet apo diçka tjetër, kjo nuk kuptohet mirë, por Nard Ndoka, i cili më shumë se sa politikan është bërë i famshëm në rrjetet sociale për batutat e tij, këtë herë, ka lënë një tjetër gjurmë.

Ardhja e kombëtares ditën e enjte nga Franca ka bërë që shumë politikanë t’u shkojnë pas çunave dhe të bëjnë më ta një foto. Ata nuk mund ta kalonin kështu këtë rast, mos të merrnin pak nga fama, pozitiviteti dhe merita e djemve të kombëtares.

Nard Ndoka ka kapur atë më të mirin, Lorikun dhe ka bërë me kapitenin një foto. Këtë resme, Ndoka e ka postuar menjëherë atje ku i rri shpirti më shumë në këto kohë të teknologjisë, në Instagram.

Me Lorikun, kapideni më i mirë të kombëtares tonë”- shkruan Ndoka në diçiturën e fotos. “Mbani fyrmën miq, çfarë fantazie, jemi ne. Përpara shqipe”, do të thoshte Shakohoxha nëse do e komentonte në stilin e një ndeshje futbolli. Mos ka dashur të thotë, kapedani?!

Eh, po nuk i shpëton dot Nardi zakonit, do e linte edhe ai një gjurmë në festën e mirëseardhjes së kombëtares. E ça ka Sadiku më shumë?!

nardi dhe dicituren e tij

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *