Sa vjet pas martese zgjat dashuria?

redaktor

Sa zgjat dashuria? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur aq shumë e aq shumë teori dhe studime saqë duket sikur të gjitha janë të njëjta!

Dihet se në këto kohë martesa po kalon kohë të vështira. Statistikat flasin qartë: martesat zgjasin gjithnjë e më pak. Por sa “pak”? Francezët janë përpjekur të përcaktojnë kohëzgjatjen e dashurisë së vulosur nga martesa dhe rezultati nuk është aspak i shkëlqyer për ata që kanë tashmë një rreth në gisht: 5 vjet.

Por për t’ju ngushëlluar është fakti tjetër se bashkëjetesa zgjat edhe më oak.

I njëjti studim thotë se kur bashkëjetoni me një partner me të cilin/cilën nuk jeni betuar për dashuri të përjetshme në kishë apo në bashki, mundësia për t’u ndarë është edhe më e hershme. Pra nuk do të mund t’i mbushni dot as 5 vjet bashkë.

Megjithatë, sipas Institutit të Statistikave dhe të Studimeve Ekonomike franceze, që ka analizuar rastet e divorceve në vitin 2014, nuk është e thënë që dashuria pas martesës të zgjasë vetëm pesë vjet, por pas vitit të pestë krizat janë të forta. Por edhe për kalimin e tyre ekzistojnë zgjidhje.

Mund t’ju duket pak e çuditshme, por kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ruajini dhe kujtojini ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë. Një gjë e tillë shpesh ju bën që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.

Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse duhet ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!

Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.

 

Share This Article
2 Comments
  • Unë jam 47 vjeç ndërsa bashkshortja ime është 40 vjeçe. Ne jemi fejuar në vitin 2000 & më pas martuar në 2003. Në vitin 2007 & 2009 kemi prit dy dhurata t’mrekullueshme njeri djal e tjetra vajzë. Normal që kemi probleme si çdo qenie njerzore por akoma sot nuk arrij të shikoj një femër tjetër si atë. Ndoshta janë kujtimet dhe komunikimi që kemi bashkë. Ndokush mund të pyesi po jot shoqe si e mendon apo çfarë ndien? Këtë përgjigje nuk e di.

  • Çjane keto pyetje shabllone dhe referime akoma me shabllone se pyetjet?! Kush paska bere studime “çudiberese”per zgjatjen e marteses. Me komikja e kesaj qe shkruhet eshte referenca e studimit! Franca dhe francezet?! Si mundet te nxirren konkluzione nga nje vend ku kombi njeh moshen me te madhe, per shkak se jo vetem martesa por dhe familja jane konsideruar si gje qefi, apo nje lloj velje apo dehje momentale nga vera e konsumuar. Pastaj per ç’lloj dashurie behet fjale? Per dashuri seksuale? Apo siç i themi ne ketej per “nderrimin e gjelles”. Ajo varet qe kur krijohet lidhja dhe merret vendimi per martese, qofte dhe duke kaluar ne proven e bashkejeteses. Nese martesa sipas ketyre “studiesve” zgjat vetem pese vjete, atehere sipas ketyre dhe jeta e gfamiljes po kaq dueht et zgjase. Me kete nenshkrueht fundi i gjese me te shenjte te shoqerise njerzore qe eshte familja. Ndaj them qe keto nuk jane studime por gomarlleqe te njerzve deshtake qe kane tedshire ta ngrysin jeten duke “bredhur” lule me lule, ose hajvaneri hesapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *