Kush ishte Mustafa Nuri Vlora?

redaktor

I nderuar lexues!

Mustafa Nuri Vlora ishte veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vitet 40-70 të shek.XIX. Mori pjesë në kuvendin e Mesaplikut, në maj të vitit 1847. Në fillim të vitit 1877 krijoi në Vlorë batalione vullnetarësh prej disa qindra vetash për të mbrojtur viset shqiptare nga pretendimet shoviniste greke. Në qershor 1878 u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes Shqiptare për Vlorën. Mori pjesë në hartimin e protestave drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Kongresit të Berlinit. Në mbledhjen e Prevezës (shkurt 1879) ku u shqyrtua çështja e kufijve të Jugut, ishte përfaqësues i Komitetit të Lidhjes për Vlorën. Në korrik 1880, në krye të një komisioni shkoi në Shkodër për forcimin e bashkëpunimit Veri-Jug në mbrojtje të kufijve të vendit. Si veprimtar i Shqipërisë së Jugut u bë krahu i djathtë i Abdyl Frashërit.

Share This Article
1 Comment
  • He me te lumte! Ja tek e nxorrem edhe nje hero te shqiptarizmes. Por a s’na thua ku lindi, nga lindi kur vdiq e si vdiq? Pasi heronjte s’pranohen pa ca te dhena plotesuese.
    Ju pjerdhca mu ne shkrime e ne pune te qelbur qe jeni duke bere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *