Granit Xhaka gabon penalltinë, Zvicra jashtë Europianit

Dita

Polonia ka mundur me penallti Zvicrën duke kaluar në çerekfinale të Europianit.

Për zviceranët penalltinë e humbi Granit Xhaka, duke zhbërë në këtë mënyrë supergolin e Xherdan Shaqirit.

Ndeshja

Polonia kaloi në avantazh me një goli pjesën e parë ndaj Zvicrës. Blazikovski shënoi në minutën e 39′ të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Ai bëhet futbollisti i parë polak që ka shënuar në dy ndeshje radhazi në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Skuadra e Navalkas meritoi këtë avantazh në 45′ e para për atë që futbollistët e tij dhanë në fushën e lojës. Helvetët u shfaqën të shpërqendruar në mbrojtjen në minutën e parë të lojës ku për pak sa nuk pësuan nga një nxitim i portierit.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, kur Xherdan Shaqiri shfaqi gjithë klasin e tij.

Xherdan Shaqiri realizoiu një super gol ndaj Polonisë duke çuar në baraspeshë rezultatin. Mesfushori i Stoke City çoi topin në rrjetë pas një ekzekutimi perfekt me rrofeshatë.

Goli i numrit 23 të Zvicrës është padyshim një nga më të bukurit e realizuar deri tani në Euro 2016, por që nuk i vlejti Zvicrës.

Nga pika e bardhë e penalltive, Granit Xhaka ishte i vetmi që humbi penalltinë duke bërë që Polonia të shkojë në çerekfinale.

Share This Article
1 Comment
  • Zvicra edhe daljen nga grupi e kishte te tepert.
    Pastaj Zvicer i thencin vetem me 2 futbolliste vendali, te tjeret emigrane nga zezaket Djourou, Embola e me Rodriguez, Seferovic, Shaqir, Xhemaili, Mehmedi, Xhaka, Behrami.
    Polonia e kishte ndeshjen ne dore dhe nuk duhet t’a conte as per shtese e jo me me penallti, megjithate mori ate qe meritonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *