Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune, në qytetin e Fierit.
Autoritetet lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti tip “Benz” me targë “AA 197 HO” ka marrë zjarr.
Pronari i mjetit është identifikuar me inicialet S.Th.
Shërbimi zjarrfikës që mbërriti në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike, shtojnë më tej burimet.
