Mbyllja e biznesit, thjeshtohen procedurat e çrregjistrimit

Dita

Nëse brenda ditës mund të regjistroje dhe të hapje një biznes, mbyllja e tij ishte kthyer prej vitesh në një problem të madh për sipërmarrësit.

Megjithëse janë bërë përpjekje për të thjeshtuar procedurat dhe për të rritur shërbimet ndaj sipërmarrësve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ajo që vazhdon t’i kushtojë më shumë kohë qytetarëve është mbyllja apo çregjistrimi i ndërmarrjes.

Por referuar paketës fiskale të propozuar nga Ministria e Financave, e cila parashikon të ketë lehtësi proceduriale për biznesin, kjo pikë do jetë ndër më të rëndësishmet. Kështu brenda vitit do të shkurtohet koha për mbylljen e bizneseve, por do të reduktohet edhe numri i lejeve dhe autorizimeve që merren në institucionet shtetërore.

Në draftin e paketës së re fiskale, qeveria ka vendosur një afat prej 10 ditësh për të mbyllur aktivitetin. Aktualisht po të vërejmë kohën dhe statistikat për të përpunuar një kërkesë të tillë, jo vetëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por edhe në Drejtoritë Tatimore qendrore dhe vendore, mesatarisht duhen 40 ditë për t’u çregjistruar për personat juridikë.

Në ligj, të gjithë personat juridikë mund të përfundojnë procesin e çregjistrimit brenda 90 ditëve dhe biznesi realisht shpenzon vetëm 40. Për personat fizikë mesatarisht duhet 30 ditë dhe këtu jemi brenda afatit ligjor për të çregjistruar personat fizikë. Por sigurisht që kohë shtesë ka për ato lloj subjektesh, të cilat janë debitore qoftë në tatime e qoftë në banka.

Për këtë kategori, procedura e mbylljes merr më shumë ditë. Por tashmë prej dy muajsh është krijuar Qendra Kombëtare e Biznesit, e cila vjen si një bashkim i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me atë Licencimit, çka do të thotë një lehtësi tjetër për biznesin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *