Replika / Përgjigje një ballisti të lajthitur

anazapta

Nga Muharrem Xhafa*

Në gazetën DITA dy ditë më parë lexova një intervistë të kryetarit të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili, për injorancën e tij, çfarë nuk thoshte kundër LANÇ-it, komunistëve, Enver Hoxhës e figurave të tjera të luftës partizane! Ka ndodhur që Alimadhit t’ia kem thënë edhe një herë tjetër në televizion, në mos gaboj në News-24, se “je profan” në njohjen e LANÇ-it, prandaj bën mirë të heshtësh, mbasi, sa më shumë të flasësh, aq më tepër zhytesh në llumin e gabimeve që ka bërë Balli Kombëtar si organizatë kolaboracioniste me pushuesit fashistë e nazistë.

Alimadhi, po të kishte qëndruar në tezën bajate të ballistëve se LANÇ-i ka qenë “një luftë e gabuar, civile e vëllavrasëse”, çka ai e rithekson sërish në intervistë, unë nuk do të merrja mundimin të replikoja me të, se, siç thashë, kësaj teze balliste ia kemi nxjerrë bojën. Por këtë radhë Alimadhi ka shkuar shumë larg, duke thënë se LANÇ-i ishte jo vetëm e gabuar e vëllavrasëse, po edhe se gjatë kësaj lufte janë vrarë “zero italianë e zero gjermanë”! Ndaj po replikoj.

Muharrem Xhafa

Muharrem Xhafa

Unë pyes: A ka, duke përjashtuar Alimadhin, ballist tjetër, që të pohojë këtë që thotë zoti Alimadhi? Unë kam konceptin tim politik e historik për ballistët shqiptarë, por nuk ia lejoj vetes të them se ata djem e vajza (aq sa kanë qenë), që morën pjesë në LANÇ dhe ranë dëshmorë me pushkë në dorë në një llogore me partizanët trima në luftën e përgjakshme me pushtuesit italianë e gjermanë nuk paskan vrarë asnjë ushtar të forcave pushtuese fashiste italiane a gjermane?! Nuk e di, po nëse Alimadhi ka ndonjë dokument të komandave të ushtrive pushtuese italiane ose gjermane, që thotë kështu si deklaron ky zotëri, le ta publikojë, që të mos i mbetet turpi në kurriz! Nuk e di, po nëse Alimadhi ka ndonjë dokument, që thotë kështu, të përfaqësuesve të aleatëve të mëdhenj të SHBA-së, Anglisë a Bashkimit Sovjetik, që ishin pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, le ta publikojë, që të mos i mbetet turpi në kurriz. Madje do t’i thosha që të publikojë, nëse do të ketë një dokument të tillë, qoftë edhe me burim nga udhëheqja e atëhershme e Ballit Kombëtar, që, gjithashtu, të mos i mbetet këtij turpi në kurriz!

Sa për kujtesë, dua të përmend se gjatë LANÇ-it populli shqiptar luftoi e fitoi kundër dy pushtuesve të huaj, Italisë fashiste e Gjermanisë naziste, që pushtuan vendin tonë njëra pas tjetrës, si edhe kundër qeverive kuislinge dhe reaksionit të brendshëm e të forcave të tyre të armatosura. Pa folur për dëmet e mëdha materiale, askush në botë nuk ka mohuar deri më sot se në Shqipëri janë vrarë, plagosur e zënë robër mbi 70 mijë armiq pushtues italianë e gjermanë! Pas gjithë këtyre (eh, sa të tjera ka), nuk e di se si mendon lexuesi, po a vallë të jetë e vërtetë ajo që thotë Alimadhi, se gjatë LANÇ-it u vranë “zero italianë e zero gjermanë”?! Po ata 28 mijë dëshmorë të rënë në lulen e rinisë për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit e huaj, a mund të mendohet se nuk paskan vrarë asnjë gjerman e asnjë italian?! Zoti Alimadhi, po ai gjenerali e prifti (të dy italianë) te “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, përse erdhën në Shqipëri, për të mbledhur eshtrat e italianëve të vrarë si pushtues nga forcat partizane apo për të bërë ekskursion?! Një mendje njeriu, sado e lajthitur të jetë, vështirë se arrin të thotë banalitete si këto që po lexojmë prej ballistëve!1

Alimadhi thotë se gjatë LANÇ-it janë vrarë “zero italianë e zero gjermanë” dhe se po gjatë LANÇ-it partizanët e komunistët kriminelë, siç i etiketon ballisti, paskëshin vrarë 4 mijë deri 6 mijë vëllezër të tyre shqiptarë! S’është nevoja të zgjatem për të thënë se sa e madhe është kjo gënjeshtër balliste, po dua të theksoj se një lexues i vëmendshëm e kupton lehtë se gënjeshtra që i servir Alimadhi publikut shqiptar nuk emocionon njeri! Unë nuk e di se në cilat “arkiva” i ka gjetur zotëria këto shifra të rreme, të cilat edhe i ka hiperbolizuar në mënyrë kaq abuzive, po i sugjeroj lexuesit të shohë me vëmendje se sa e stërmadhe është diferenca, kur ai thotë që janë vrarë 4000 deri 6000 vëllezër shqiptarë!

Ballistët

Ballistët

Që janë vrarë ballistë e zogistë, kjo është e vërtetë. Por do të kishte qenë korrekte për Alimadhin të thoshte edhe përse ka ndodhur gjatë viteve të LANÇ-it një gjë e tillë. Pse nuk thotë Alimadhi që Balli Kombëtar i krijuar në nëntor 1942 doli si kundërveprim ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, doli për të luftuar e shkatërruar Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, doli për të përçarë e neutralizuar Frontin Nacionalçlirimtar dhe për të eliminuar PKSH-në, që i udhëhiqte ato? Pse nuk thotë Alimadhi se ka “male” me dokumente në arkivat e Aleatëve të Mëdhenj e edhe të pushtuesve, që Balli Kombëtar me të gjithë veprimtarinë e tij ndihmoi pushtuesit nazifashistë në luftën kundër Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar? Pse nuk flet ai që, për të mashtruar masat popullore e për t’i shkëputur ato nga PKSH, në fazën fillestare të tij, Balli u përpoq të maskonte bashkëpunimin me pushtuesit fashistë e të shtirej sikur ishte për luftë kundër tyre etj. dhe se për të realizuar objektivat e tij antikombëtare Balli krijoi të ashtuquajturat çeta e këshilla të vetat? Nuk besoj të mos e dijë Alimadhi se parulla kryesore e Ballit ishte “Të presim kur të vijë koha, pastaj të niset lufta kundër pushtuesit”!

Brezi i ri duhet të mësojë se kundër Ballit Kombëtar, PKSH veproi në mënyrë të matur, me urtësi e largpamje, ndoqi, në fillim, taktikën e demaskimit të parullës disfatiste të Ballit se nuk kishte ardhur koha për luftë kundër italianëve, i bëri thirrje të hynte në luftë kundër pushtuesve e të rreshtohej në Frontin Nacionalçlirimtar, në të cilin bënin pjesë të gjitha forcat antifashiste të vendit. Alimadhi e di mirë se pika më e dobët e Ballit ishte çështja e pjesëmarrjes në luftë me armë në dorë kundër pushtuesve. Pikërisht këtu PKSH ia dha Ballit goditjen kryesore me qëllimin për të bërë diferencimin në radhët e tij e për të tërhequr në luftë ata që ishin të gënjyer, për të demaskuar qëndrimet e tradhtarëve, të krerëve të tyre, për të dënuar të gjithë ata që pengonin bashkimin e popullit shqiptar në luftë kundër pushtuesve të huaj e tradhtarëve të vendit. Për të qenë më i besueshëm para ballistëve, Alimadhi duhej t’u thoshte shqiptarëve se Balli Kombëtar i hoqi maskat me pushtimin e vendit tonë nga nazistët gjermanë në vjeshtën e vitit 1943, doli hapur në shërbim të tyre dhe u hodh në luftë kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Në këto rrethana, PKSH nuk mund të mos i përgjigjej Ballit Kombëtar me luftë deri në shkatërrimin e tij të plotë së bashku me pushtuesit gjermanë, siç edhe veproi.

Alimadhi mund të dëshpërohet, por ata ballistë e krerë ballistësh, që janë vrarë gjatë LANÇ-it si bashkëpunëtorë të nazifashistëve dhe sepse ngritën pushkën kundër formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare e popullit të pafajshëm, ata e kanë merituar atë trajtim. S’ka asnjë vend në botën antifashiste që të mos u ketë dhënë dënimin e merituar tradhtarëve, kolaboracionistëve, bashkëpunëtorëve të nazifashistëve. Kështu ka ndodhur në SHBA, në Angli, në BS, në Francë, edhe në Shqipëri.

Për të tronditur opinionin e për të fituar pikë si politikan, Alimadhi thotë në intervistën e tij se Mehmet Shehu i ka ngrënë në mënyrë të pabesë ballistët dhe i ka vrarë në mënyrën më kriminale. Ai shkruan se Mehmet Shehu ka vrarë 67 ballistë në Matjan të Lushnjës, 22 nacionalistë në Martanesh, 68 ballistë në Dunicë të Pogradecit, 185 ballistë në Shipckë të Korçës. Në rastin konkret, nuk bëj replikë për shifrat, por dua të them se (po përmend rastin e Shipckës) është e pavërtetë që 185 ballistët e vrarë atje janë therur, janë mbathur me patkonj si kuajt, u janë këputur organet seksuale etj. Po kështu, Alimadhi e di se është treguar me dashje i njëanshëm, ndaj edhe nuk ka folur për krimet e bëra nga shumë prej ballistëve të vrarë! Sidoqoftë, dua të bëj të ditur se Enver Hoxha i ka dënuar në një formë a në një tjetër të gjitha rastet e shkeljeve a “krimeve” të bëra nga Mehmet Shehu gjatë LANÇ-it. Ndaj, edhe pse çështja e Mehmet Shehut dihet, askush nuk mund të thotë që ai s’ka qenë një prej figurave historike më të shquara të LANÇ-it!

Nga frika se mos e qorton PD-ja, Alimadhi ka hedhur ndonjë shashkë edhe kundër Enver Hoxhës, duke e quajtur “kriminel”? Ai e di shumë mirë se çfarë gjigandi është e çfarë burri shteti të madh përfaqëson Enver Hoxha, udhëheqësi që bëri epokë! Unë jam i sigurt se Alimadhi e lexon Enverin, po, edhe nëse s’jam i saktë, i sugjeroj të lexojë e të rilexojë çfarë ka thënë Enver Hoxha për Ballin Kombëtar, me qëllim që të mos bëjë ato gabime që bënë gjatë LANÇ-it paraardhësit e tij ballistë!

Pa logjikë, por me urrejtje patologjike, Alimadhi shkruan se fjalët komunist e partizan do të ngelen më të urryerat për brezat që vijnë?! Ok, nuk i pëlqejnë, po si mund të thotë një intelektual se këto dy fjalë do të mbeten më të urryerat për brezat që vijnë? Të jesh kundër fjalës “partizan”, që nënkupton një person, një anëtar të një njësie, që lufton kundër pushtuesit të vendit, do të thotë të jesh pro pushtimit të vendit tënd nga të huajt, të jesh kolaboracionist, profashist! Po fjala komunist përse duhet të urrehet nga ballisti Alimadhi? Pa mohuar aspak rolin e madh të aleatëve të mëdhenj (SHBA-Angli) për mposhtjen e nazifashizmit, vendimtare në fitoren mbi ushtrinë naziste ishte ushtria e kuqe e udhëhequr nga komunisti i madh i Luftës së Dytë Botërore, J. V. Stalin! Po në Shqipëri, Alimadh, a nuk ishte në krye të LANÇ-it si Komandant i Përgjithshëm një komunist i madh, Enver Hoxha, që e çoi vendin në fitoren mbi pushtuesit nazifashistë? Apo ishin bashkëpunëtorët e pushtuesve, ballistët, ata që e çliruan Shqipërinë? I nderuar Alimadhi, unë qofsha i gabuar, po përrallat e tua për patriotizmin e Ballit Kombëtar nuk vënë njeri në gjumë as sot e as në perspektivën e vendit dhe se komunizmi që ti urren, do të pushtojë botën!

Respekte!

*Sekretar i Parë i PPSH-së

*****

Intervistën e kreut të Ballit, Adriatik Alimadhi për të cilë reagon drejtuesi i PPSH, Muharrem Xhafa e lexoni KËTU

 

Share This Article
2 Comments
  • Nje fare pesimizmi dhe deshperimi te shkakton kjo metamorfoze e cuditeshme e shoqerise civile dhe intelektualeve ne Shqiperi ne lidhje me Enver Hoxhen & LUFTEN NCL para dhe pas 1991.

    Ne debatin Alimadhi-Xhafa me shume vlersoj krye-ballistin se sa kete Muharremin.E vlersoj Alimadhin se ne menyre te shkelqyer vertetoi jo vetem idiotizmin klasik te baballarve te tij por dhe nje linje thellesisht antishqiptare e ja kalojne dhe serbit & grekut

    Kurre nuk me ka interesuar njeriu me emrin Enver Hoxha as privatisht as ne rolin e tij ne shoqerine shqiptare.

    Para 90’shikoja nje nderim te popullit dhe intelektualeve sikur Enveri te ishte PERENDIA E SHQIPTARVE dhe sigurisht nuk me pelqente ky glorifikim ekstrem…ashtu si nuk me pelqen..(me sakte e urrej ) kete kanibalizem I papare sot per figuren e tij,,duke vene ne rradhe te pare KADARENE..i cili pa dyshim eshte nje shkrimtar jo vetem qe hengri kufomen e enverit por dhe heronjte e vet me urine e nje kucedre
    Bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 dhe ate qe kisha ne dore e bera.Disa ftesa per antersim ne PPSH I kam refuzur me finese kuptohet jo si “gangster” por duke gjetur aresye anesore.

    Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..
    Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..

    Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
    Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.

    Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
    *Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)

    **Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *** Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
    **** Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *****Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
    ******Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
    *******Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
    ********Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
    *********
    Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
    Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
    Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
    Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
    Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
    Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
    Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
    *************
    Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
    Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
    Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
    Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
    Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
    I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
    Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botesne Amerike.
    Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
    Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
    Pikerisht mbrojtja qe po behet Sa trapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
    Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
    Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..GHOST OF VICIDOL QE ESHTE DEFAKTO NJE HIBRID I BALLISTAVE ,ZOGISTAVE DHE ISH PINJOLLEVE TE FASHIZMIT

  • Vetem me jua derdh faren brenda ju kriminele komuniste sheroheni shpirterisht dhe do pranoni realitetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *