Paraqitja e mrekullueshme që djemtë e kombëtares tonë bënë në Francë ka bërë që ata të shihen si heronj në Shqipëri.
Sapo erdhën ata u pritën me nderimet më të larta shtetërore duke marrë dhe ofiqet e rastit.
Bashkia e Tiranës u dha Çelësin e Qytetit, ndërsa Ministria e Jashtme bëri gati pasaportat diplomatike për të gjithë futbollistët. Pas kësaj nisën festimet edhe në qytetet e tyre të lindjes.
Elbasani shpalli Sadikun “Qytetar nderi”, ndërsa u prit në qytet si hero. Por kjo nuk ndodhur me të gjithë. Lojtarin më të mirë shpallur nga UEFA, Ledian Memushaj, nuk e ka kujtuar askush në Vlorë.
Kjo ka bërë që legjenda e Flamurtarit, Sokol Kushta të shkruajë në Facebook një status, që duket se i drejtohet drejtuesve vendorë të qytetit bregdetar.
“Bravo Elbasani për mirësjelljen që tregoi për Sadikun, dhe pyes veten po Memushaj që del te ekipi më i mirë i UEFA-s, është gjë nga Vlora? Bravo Memushaj për atë paraqitje dinjitoze. Suksese!”, shkruan Kushta.

Edhe bashkia Fier po mendon ti jap banorit te saj Odise Roshi, titullin vlonjati nga Fieri. Sepse e kane kerkuar te gjithe komentatoret sportive.
Nuk i vjen mbare Dritan lelit per Memushajn,sepse ky fis qendron shume me lart se fisi i D.Lelit
Kryetari yne preferon servilet dhe hajdutet ,me keta ka mardhenie te shkelqyera,Do mbahet mend si njeri keqberes,se deri me sot vetem keq u ka bere socialisteve te Vlores.Do durojme edhe 3 vjet sa te zhduket njeriu me veth ne vesh