SHËNIM: Budallaqe si largimi

redaktor

 

Nga Bedri Islami

 

“Lindur dhe edukuar në këtë vend, unë krenohem në emër të Britanisë”.

Me këtë frazë, mbreti Xhorxhi i Tretë arriti një popullaritet të panjohur prej të parëve të tij. Ai përdorte Britain më shpesh se England; këtë e bënte për të mos fyer miqtë e tij skocezë, megjithëse ai ishte anglez nga pamja, sjellja, karakteri dhe të folurit. Ai ishte ushqyer me idenë se “Mbreti patriot duhet të mbretërojë dhe të qeverisë, atij i përket të bëhet kampion i nënshtasve kundër oligarkisë”.

Dhe këtu fillon historia e Britanisë së Madhe, duke u shkëputur nga historia e Anglisë ishullore. Tre shekuj e gjysmë më parë do të ishte zanafilla e kësaj historie, e cila, tani, pas një referendumi për shkëputje nga Bashkimi Evropian, rrezikon edhe një herë të kthehet në gjenezën e saj. Sistemi i dominosë së rrëzuar më së pari mund të trokasë në dyert e një ishulli që ishte dikur perandoria më e fuqishme e botës dhe që në nënvetdijen e saj makthi i së djeshmes ishte i ndërthurur me ëndrrën e së ardhmes.

 

Përse ndodhi kështu:

Janë disa shkaqe, disa nga të cilat madhore, deri në vetë strukturën e shteteve, disa meskine, deri në në risjelljen e mesazhit të kryeministrit të famshëm Uilliam Piti, se “Merkantilistët anglezë, të frymëzuar prej idesë së tregtisë, shesin çfarë munden, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen”.

Madhoret:

Përpjekjet e zjarrta për të krijuar brenda një kohe të shkurtër një strukturë të re, të fuqishme dhe dalëzotëse evropiane i kanë raskapitur njerëzit, më shumë se sa i kanë shpërblyer. Me përpjekje të stërmundimshme disa njerëz vizionarë ishin orvatur dhe orvaten ende të rregullonin jetën shoqërore përmes arsyes dhe ligjeve të përbashkëta. Njerëzit të kapitur, sidomos në vitet e fundit, kur kishin pritur shumë më tepër se sa kishin menduar, nuk e donin më aq thellësisht dritën verbuese të arsyes dhe drejtpeshimin e ligjeve, dhe, si kundërvënie, po përpiqen të ringjallen idetë e vjetra, në të shumtën e tyre ndesh e besimit dhe e progresit. Nga ftohtësia e besimit, në shumë shtete të Europës së vjetër, po ringjallen idetë e vjetra të nacionalizmit ekstrem, fobisë ndaj të tjerëve, edhe brenda një komuniteti, mëritë shekullore që ishin fshehur nën guackën e mirëbesimit dhe të shpresës.

Strukturat europiane, të ngritura me shpejtësi të pazakontë, si duke dashur të harrojnë atë që kishte ndodhur në mesin e shekullit të shkuar, i kushtuan më shumë kujdes puthjeve dhe duarshtërngimeve, se sa akullit që rrinte poshtë arsyes dhe nuk po shkrinte. Duke harruar, ndodhi një proçes që duke qenë mos qenë asnjëherë kimik, është thellësisht politik: Akulli i mërisë filloi të vlonte ende pa u shkrirë.

Është një punë e vështirë, por e urtë ta ndalosh një fushatë përpara çastit kur fitorja shndërrohet në raskapitje. Institucionet evropiane ecën drejt çastit final pa u mërzitur për stërlodhjen e atyre që duhej të ishin pikësynimi final i të gjitha institucioneve që ishin ngritur: Njerëzit e zakonshëm. Shpejtësia për të marrë rolin vendimtar, si ndodhi nga bashkimi franko – gjerman, e njëkohësisht duke lënë mënjanë traditën historike të një Ishulli – perandori, si ishte Anglia e vjetër dhe gazmore, humbi ekuilibrin e forcave, që, edhe nëse u nuhat nga politika londineze, nuk u bë kurrë e njohur për të tjerët, si shpresë për të bërë rregullimet e duhura në një të ardhme tjetër.

Anglia kishte traditën e saj të sundimit, në mos politik e ushtarak, të sundimit përmes shembullit, logjikës e, në shumë e shumë raste, përmes Arit të saj. Të gjitha luftrat në këtë kontinent, kur kanë qenë kundër saj, janë ushqyer me Arin anglez, e herë pas here, edhe nga këmbësoria angleze. Një popull tregtar, që sheh se si mbyllen dyert tregtare, ka patur gjithnjë në mënyrën e tij të jetesës, jo vetëm rebelimin, por edhe përballjen.

Të mësuar të jenë shembulli, ata, si duket tepër vonë, e mësuan se po bëheshin shembull. Thuajse të gjitha gjërat madhore kishin lindur për herë të parë në këtë ishull me fuqinë e një kontinenti.  Aty kishte lindur “Karta e Madhe”, në vitin 1928 parlamenti përpiloi të famshmin “Peticion i të drejtave” të redaktuar kryesisht nga sër Eduard Kuk, me anë të cilit, për herë të parë në historinë njerëzore orvatej të vendosej kufiri i saktë ndërmjet pushtetit mbretëror dhe pushtetit ligjor, peticion, i cili, u bë njëri nga ligjet themelore të mbretërisë; ndërsa në Francën fqinje, mbreti deklaronte se “shteti jam unë”, në Angli mbeti pushoi së qeni Shteti. Për herë të parë një parlament vendosi në thelbin e tij idenë që në rast konflikti, pakica duhet t’i nënshtrohet shumicës e t’i japin mundësinë për të qeverisur; Anglia do të ishte vendi i parë që do të priste kokën e një mbreti, por që do të jetë ende monarki. Përmes revolucionit të vitit 1640 Anglia tregoi se nuk donte të ishte monarki absolute. Revolucioni i vitit 1660 tregoi se Anglia nuk pranonte të bëhej republikë. Duhej gjetur mënyra për të qenë njëherësh edhe republikë edhe monarki. Dhe e gjetën. E kanë edhe sot.

Europa e Bashkuar, kur caktoi rolin e secilit shtet në tërësinë e tij harroi mendësinë ishullore, krejtësisht vetmitare dhe oligarke të një populli që i nënshtrohej me bindje ligjeve, por edhe që rebelohej kur sulmohej kështjella e tij: tregtia. Të pamësuar me rolin e të barabartit, rol që në të vërtetë i ishte dhënë asaj që nga koha pas-Çurçilliane, por që po bindeshin tani, angelezët e zakonshëm, më shumë se sa ata të qyteteve të mëdha, shfaqën rebelimin, duke risjellë edhe një herë, në një formë tjetër, thënien e famshme angleze, “Budallaqe si paqja”, por që tani do të jetë “budallaqe si largimi”.

Duke qenë jashtë strukturës nuk mund të bësh asgjë për të qenë lider; i vetëm mund të jesh lider i vetvetes, i ndjenjës tënde, i bindjes tënde dhe i metodës tënde të arsyetuarit.

Nëse Europa gaboi duke zvogluar portat për shtetin ishullor, kjo e fundit gaboi duke mbyllur portat për tërë një kontinent, në të cilin, edhe për shumë kohë ajo nuk do të jetë si më parë, por edhe në të cilin, për shumë kohë gjërat nuk do të jenë si tani.

Përplasja e mendësisë së re gjermane, e thellimit të racionalitetit francez, e minorancës angleze, e përshpejtimit të zgjerimit, ku përmes sasisë përmbyset cilësia dhe vendosja, të gjitha sëbashku në një vorbull, janë shkaqet madhore që sollën largimin, por jo ndarjen; sollën dobësimin e përkohshëm, por jo shkatërrimin. Institucionet më të larta të Europës, prej kohe e jo tani, pas përmbysjes së një shteti, e kishin llogaritur se mund të vinte një ditë e tillë, dhe, megjithëse humbjet e tashme janë të stërmëdha, ata do të rigjenerohen.

Shkaqet anësore të largimit anglez nga një bashkësi ku ishin bashkëthemelues dhe ndër liderët janë edhe ato të zakonshmet, njerëzoret, nganjëherë edhe meskine, por gjithsesi të arsyeshme, për deri sa prekin jetën e njerëzve të zakonshëm.

Bashkimi Evropian, ku Anglia duhej të ishte njëri ndër liderët, erdhi pas një lufte të gjatë, herë herë ngadhnjimtare e herë jo, ajo solli ditët e triumfit të një ideje të hershme, lindur për herë të parë në shënimet e një gjeniu të luftës, Napoleon Bonapartit, dhe si e tillë pritej të sillte pas vetes edhe mrekullitë që ishin premtuar. Sakrificat më të mëdha i bënë popujt e mëdhenj dhe, një popull që bën sakrifica të tilla prej nga fitorja edhe përfitime të mëdha. Vlerën e një ideje anglezët nuk e kanë matur kurrë me ndjenjën e utopisë, por nga sasia e përfitimit. Nëse nuk kanë përfituar, ideja nuk ia ka vlejtur; nëse kanë përfituar, atëherë idea është e dobishme, pavarësisht nga përmbajtja e saj.

Frederiku i Dytë i Prusisë thonte dikur se të drejtat angleze ishin, “trupa përherë të freskëta, një thesar gjithmonë plot dhe një shpirt lakmitar”. Ishte e njëjta kohë kur Anglia e etur për pushtime lakmonte të krijonte një perandori. Ajo nuk donte më paqe, as arsye, as lumturi, por lista qytetesh të pushtuara, triumfe dhe aventura. Tani, në perandorinë evropiane flitej për paqe, bashkësi, për qytete që vinin si të barabartë me to, për lumturi të ndarë në copza, ku pjesa angleze nuk do të ishte më e madhe se e të tjerëve, në mos më e vogël se e fqinjëve të saj në kontinent, sidomos asaj që e kishte mundur dy herë në fillimin dhe në mesin e shekullit të shkuar, dhe ishte mundur, pa e ditur në fundin e këtij shekulli. Kur mendoi se po zgjohej, e kuptoi humbjen dhe reagoi. Por, duhet thënë reagoi në mënyrën më konservative të mundur dhe në llojin më pak anglez të historisë së saj.

Jo largimi, por pjesëmarrja; jo veçimi, por liderizmi, jo harresa, por prania, jo heshtja, por fjala, jo e drejta abstrakte, por realiteti konkret, kanë qenë veçantitë e mendimit politik anglez.

Të kthehemi në fillimin e këtij shënimi politik: Do të jetë më Britania e Madhe në të ardhmen, ashtu si ishte para 23 qershorit? Nëse Xhorxhi i Tretë, tre shekuj e gjysmë më parë, e vendosi këtë si kredon e jetës së tij sunduese e politike, çfarë do të ndodhë tani me vetë Britaninë? Do të jetë rishtas unisoni i mendimit politik apo pjesët e saj përbërëse, Skocia, Irlanda e Veriut, Uellsi, do të ndahen nga trungu i përbashkët? Mos vallë jemi para një harakiri politik të atyre që, duke dashur të vënë vetulla, mund të nxjerrin sytë?

Më përpara se të qahet halli i Europës, që ndodhet me leqe të mëdha nëpër këmbët e saj, Britania do të ndjejë vete goditjet e pastërmetit që vetë shkaktoi. A do i ndjejë ajo fort këto pas-goditje dhe të kthehet edhe një herë në strehën e larguar. Ekziston një shembull: Franca e larguar nga NATO në kulmin e mendimit të saj nacionalist golist dhe e rikthyer në fillesën e mendimit të ringjallur iluminist.

E Shqipëria?

Çdo e keqe e ka një të mirë, thotë një maksimë e vjetër.

Le të lëmë këtë analizë për më pas e të themi vetëm njerën prej tyre: Nëse shtete brenda një shteti kanë të drejtën e ndarjes, të mëvetësimit, edhe për gjëra madhore, përse shtete të pavarura të mos kenë të drejtën e bashkimit. Vetëm për këtë më josh ideja e largimit të një shteti të vjetër nga një strukturë e re.

Share This Article
9 Comments
  • …..përse shtete të pavarura të mos kenë të drejtën e bashkimit.
    SEPSE KUSH ESHTE E DREJTE E DIJNE ME TE FUQISHMIT…

    • Aty kishte lindur “Karta e Madhe”, në vitin 1928??

      Behete fjale per shume me heret, per vitin 1298. Ka kembyer shifrat (besoj se) pa dashje,

  • KY QE PERRALLIS dhe IDJOTET qe e ‘komentojne’kujt periudhe i perkasin :NJERIUT TE NEANDERTALET!?
    —————
    Mire qe ini te pa cipe e antishqipetare qe flisni per Britanine e madhe ne nje kohe qe 25 vjet apo ÇEREK SHEKULLI ish Shqiperija wshte kthyer ne KOLONI me 100 kolonizatore ku femrat e grate shqipetare i shkerdhen KALI I ZENIT dhe femijet nipi serb kolonel Xen Gedafi(Gerdeci) po si nuk vrisni vehten qe ndiqni 25 vjet si ‘dhelpra pas koqeve te kalit te xenit’ nje parlament antishqipetar te krimit korrupsionit e fullanerise!?

  • O zot , ky ta mbush koken me referate te kohes komuniste. Anglia nuk mund te gjykohet apo analizohet nga njerez qe nuk jetojne ne Angli. Pikerisht aresyeja e daljes nga Europa eshte njerezit si zoteria qe shkruan kete artikull se bashku me shtetet lindore qe akoma presin te jetojne me ndihma nga perendimi. Europa per ata qe jetojne aty po shkon drejt shkaterrimit, klasa punetore po kthehet ne skllever modern, te pasurit po pasurohen ne ekstrem. Anglezet jane inteligjent por dhe trima dhe patriote. Si gjithmone po vijne ne shpetim te Europes. Ne momentin qe flasim rreth 54 per qind te francezeve duan te dalin nga Europa por nuk jua mban B…. te dalin hapur sepse popull I tille jane.

  • Shkrim i persosur, sidomos kur behet fjale per stilin e te shkrojturit, per frazeologjite e shkeputura nga lloj-lloj librash e gazetash te huaja, per pershtatjen e shprehjeve ne shqip, etj.

    Po me permbajtjen c’eshte? Per dembelet e dobishem ende te pa-rilindur, thelbin e saj mund ta gjejne si ke titulli (You’re so stupid as the (apparent) separation), po ashtu dhe ke fotomontazhi i bashkangjitur.

    Pergjigjen e sakte te pyetjes, se sa i disfavorshem apo jo do te jete per shumicen dermuese te britanikeve rezultati i refrendumit, dhe se c’do te ndodhe me tej me BE-ne, ate nuk mund ta japin dot as kundershtaret e BREXIT, as sherbetoret e mediave, dhe as perfaqesues te biznesit, politikes, dhe qarqeve te lidhura me to. Ate s’mund ta japin jo se s’dine, por se s’duan. Pse s’duan?

    Le te sjellim nje rast. Nje gazete britanike shkoi dje aq larg me trushplarjen e paramenduar, sa qe artikullin kryesor te saj e titulloi: “Do shihemi serisht ne EU”. Edhe pse ne analizen e bere mungonte shqyrtimi i faktoreve ndikues qe sollen rezultatin, autori hamendjet e tij i degdisi aq larg, sa qe e bente gati si fakt te kryer rikthimin e britanikeve ne BE. Duke marre parasysh se nje rikthim do t’i kushtonte britanikeve jo vetem humbjen e rolit te vecante qe u ka siguruar atyre anetaresimi i hershem, ne shkrim dukej fare haptazi, se qellimi kryesor i tij ishte me teper nxitja e depresionit kolektiv me ane te ngjalljes se frikes dhe pasigurise per te ardhmen, me shprese se me ane te kesaj strategjie mund te manipuloheshin lehte mendjet e qytetareve skeptikeve e te luhatur.

    Edhe me shkrimin e tij te sotem me duket se eshte munduar t’i bjere po te njejtit fyell. Duket se dhe ai ka mbajtur po te njejtin qendrim. Po te ishte ndryshe, ai vemendjen e tij duhet ta kishte perqendruar jo ke trumbetimi nevojshmerise se ketij uniteti kaq te thyeshem, por tek analiza e shkaqeve qe mundesuan votimin pro largimit te britanikeve. Ai as qe e morri mundimin te shpjegoje pshm., se perse i duhen BE-se 28 komisare dhe plot 48 agjentura te shperndara andej-kendej, administrimi i vetem i te cilave u kushton cdo vit taksapaguesve mbi nje miljard euro.

    Asnje fjale per krizat ekonomiko-financiare qe pllakosen dhe po mbajne te mberthyera edhe sot prej gryke akoma disa vende. Asnje fjale per pasojat negative qe ka sjelle per ekonomine keqmenaxhimi para se gjithash i taksave dhe fondeve publike. Nese nga njera ane krizat dhe borxhet e vendeve me pak te zhvilluara sa vijne e thellohen, dhe nga ana tjeter masat parandaluese nuk japin efekte pozitive, atehere rrogat e majme dhe dietat e panumurta qe kullufisin cdo muaj “europatet” e Brukselit duhej te ishin reduktuar prej kohesh, dhe jo te vinin gjithnje e ne rritje. Kur puna jo produktive vleresohet, monstres byrokratike te Brukselit nuk i mbetet gje tjeter, vecse te merret me nxjerrjen pshm. te ligjeve absurde, sic eshte pshm. ndalimi i shitjes ne treg te kastravecave te shtrember. 😉

    95.000 faqe permban sot dosja e drejtesise se perpiluar prej bullafiqeve te Brukselit. Eshte nje qitap aq voluminoz dhe i pa fund, sa qe asnje arnauti te dobishem s’do t’i mjaftonte koha as per t’i lexuar nje per nje te gjitha nenet, e jo me per t’i kuptuar sic duhet ato.

    I keni pare ato bimet mishngrenese qe mblidhen menjehere sapo u afrohet gjahu? Shkel gjahu gabimisht mbi bimen, kjo e fundit e perpin ate menjehere te gjalle! Ky eshte sinonimi i gropes thithese me inicialet BE. Britaniket, si popull i zgjuar qe jane, treguan edhe nje here se nuk i lene QENTE (ata qe lehin) t’ua hane kollaj shkopin.

  • Pa dyshim shkrim me kambe ne toke, pasqyre historike e jo qaramane. me ike nga europa ne rradhe te pare me vuejt ka populli anglez, europianet qe mbetin do te jene ne gjendje me e perballue kete. Nuk eshte hera e pare ne histori qe bashkim shtetesh kane ndarje,ndoshta edhe lufte, si veriu kunder jugut ne SHBA, e prap jane bashkue. Ky shkrim prandaj eshte brilant,duke mos u qa, tregon rruge. Ma shume se po bjen vlera e euros po bjen vlera e paund…ky eshte edhe shkrimi. Si gjithmone, analiza e sakte.

  • Kush e ka shkruar kete artikull komplimente, as analistet me te mire europian nuk mund te kushin analizuar me kaq qartesi ate qe po ndodh sot . Edhe nje here te lumte dira e mendja!

  • O BRITANIK, AMAN ORE DEGJOJENI KETE BEDRIUN, SE I SHKUNDI GAZETAT KETEJ NE SHQIPERI.

    O ZOT O ZOT, KU PO JETOJME.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *