Turqia kundër Papës: ‘Ka mentalitet kryqëzatash’

Elton Tafaruci
Pope Francis participates at the Divine Liturgy, with Catholicos Karekin II, in the San Tiridate square at Armenian Apostolic Palace in Etchmiadzin (Yerevan), Armenia, 26 June 2016. ANSA/MAURIZIO BRAMBATTI

Deklaratat e papa Franceskut, që përkufizoi sërish si genocid, masakrën e armenëve në 1915, janë të pakënaqshme, dhe tregojnë qëndrimin dhe mentalitet kryqëzatash.

Kështu deklaroi zëvëndëskryeministri turk Nuredin Canikli. Është reagimi i parë i Ankarasë, ndaj fjalëve të Papës gjatë vizitës së tij në Ankara.

“Aktiviteti i Papës dhe papatit çojnë në gjurmët e një mentaliteti kryqëzatash, deklaroi zëvendëskryeministri, duke shtuar se ajo e Papës nuk është një deklaratë e paanshme dhe as konform realitetit”.

Turqia mohon se masakrën e armenëve gjatë luftës së Parë Botërore,ka qënë një gjenocid i planifikuar dhe llogarit se numri i viktimave është 250-500 mijë, ndërsa armenët thonë se viktimat janë rreth 1.5 milion.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *